100 ditë kryepolic, Muhamet Rrumbullaku ende pa përgjigje për fatin e Ervis Martinajt! Bën rokadë në Polici, emëron 25 drejtues të rinj, Vocajn në Tiranë

Në ditën e prezantimit, Kryeministri Edi Rama i la detyrë drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 100 ditëshit të parë t’i jepte opinionit publik mbi fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur që prej 8 gushtit 2022. Në ditën e 100 të punës, Muhamet Rrumbullaku akoma nuk ka një përgjigje zyrtare mbi fatin e “mbretit” të lojërave të fatit, por e zgjodhi këtë ditë për të bërë ndryshimet e reja në radhët e bluve.

Në ditën e tij të 100-të në krye të detyrës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur 25 ndryshime në strukturat qëndrore të bluve, teksa preken disa prej qarqeve kryesore. Tonin Vocaj, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm emërohet në krye të Policisë së Tiranës, në vend të Lorenc Panganikës, i cili emërohet në krye të Policisë së Fierit, teksa sposton Alfred Çepen në Akademinë e Sigurisë. Vendi i lënë vakant nga Tonin Vocaj zihet nga Sokol Bizhga, deri tani drejtor i drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, teksa vendin e tij e zë Hamdi Fjora.

Në vend të Fjorës në Shkodër emërohet Ervin Hodaj, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, por që prej vitesh ishte në Akademi të Sigurisë, të cilin Rrumbullaku e rikthen në post drejtues. Arben Dashi, deri tani drejtor i drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë rokadë me Edmond Sulajn, në Policinë e Kukësit. Ndryshime ka edhe në Vlorë. Gentian Berberi emërohet shef i njësisë “E”, në Policinë Kriminale dhe në vend të tij vjen Ermal Muçaj.

Përpos këtyre ndryshimeve kryesore, kryepolici Rrumbullaku ka firmosur edhe 15 lëvizje të tjera në nivele më të ulëta. Mes tyre është Gentian Ndoi, i cili emërohet drejtor për Krimet Ekonomike dhe Financiare, Zef Laska drejtor i Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse dhe Vilma Ibrahimi drejtore e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Policinë Kriminale. Alket Shatro ikën nga shef i Komisariatit nr. 6 në Tiranë dhe emërohet zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Tiranës dhe vendin e tij e zë Vilson Bala.

Altin Merizaj dhe Arben Joco respektivisht drejtues të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër dhe Tiranë, teksa në të njëjtën detyrë në Gjirokastër emërohet Ndue Doçi dhe Luan Arifaj në Durrës. Sokol Cana emërohet zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Kukës, Armir Gjikolaj, zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Durrës, teksa në këtë të fundit shef komisariati emërohet Ermal Lila.

10 NDRYSHIMET KRYESORE 
Tonin Vocaj – Drejtor, Policia e Tiranës
Lorenc Panganika – Drejtor, Policia e Fierit
Alfred Çepe – Akademia e Sigurisë
Sokol Bizhga – Zv/drejtor i Përgjithshëm, Policia e Shtetit
Hamdi Fjora – Drejtor, Forcave Lëvizëse Operacionale
Ervin Hodaj – Drejtor, Policia e Shkodrës
Arben Dashi – Drejtor, Policia e Kukësit
Edmond Sulajn – Drejtor kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë
Gentian Berberi – Shef, njësia “E”
Ermal Muçaj – Drejtor, Policia e Vlorë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
100 ditë si kryepolic, Muhamet Rrumbullaku rokadë në Polici, preken 25 struktura (Emrat e drejtuesve të rinj)

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka nënshkruar një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë.

Njoftimi i plotë

Në përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës, pas vendimeve të Këshillit të Lartë të Emërtesës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, konkretisht:

1.Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

2.Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

3.Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;

4.Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;

5.Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

6.Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH.

7.Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;

8.Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;

9.Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

10.Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;

11.Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë.

12.Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.

13.Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;

14.Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

15.Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë.

16.Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;

17.Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;

18. Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës

19.Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;

20.Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë "Fast Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;

21.Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;

22.Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;

23. Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;

24.Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

25.Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese dhe me partnerët, si dhe është shumë e angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 16/12/2022 19:39

    Po me mua cfare do te behet? Vdes per pak rektor

    Përgjigju
  • Samiu: 16/12/2022 18:57

    Po ne te s'emes te veje Ervis Martini?... e pse u dashka vene ne dyshim posti i i nje kryepolici te sapo emeruar se eshte zhdukur apo vrare nje kriminel.. qe vete ia ka paravendosur fatin vetvetes????> Kurre mos u gjette trupi i tij... Ne na intereson te tjerat gjera te rregullohen edhe sikur trupi i Ervisit te mos gjendet kurre....

    Përgjigju
  • Tmerr: 16/12/2022 17:59

    Po nue Doçin o marrja botes si e dergon ne lekavij???

    Përgjigju
    • Na rrufsh koqet: 18/12/2022 18:03

      O na rrufsh koqet ti e ky diçi

  • Hysni Kapo: 16/12/2022 17:49

    O Rrumbullaku, po kete gentjan berberin pse nuk e emerove per riedukim te shkolla e qenve mbase behej njeri dhe te mesonte se burrat shikojn ne sy dhe nuk mbeshihen pas dritares te zyres

    Përgjigju
  • Altini: 16/12/2022 17:05

    O rumbullak po ke ve neper keto detyra me te koruptuarit po sokol bizhga ka vrare njeres ka lidhje me bandat ne dures tiran po pse se di ai fatin e ervis martinejt dhe ti bashke po beni sikur hetoni ai eshte polic shume i mire po nuk do se i ka hyre leku shume ne qejf ju te gjithe ne nje kazan zieni nuk doni ta beni policin turp tu vi

    Përgjigju
  • Turi: 16/12/2022 16:35

    Ne cdo vend te botes drejtuesit qe nuk kane arritur objektivat shkarkohen kurse ne vendin tone thjesht trasferohen nga nje qytet ne tjetrin dhe rezultatet dihen per faqe te zeze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë