“Edi Rama, lideri i opozitës socialiste, njoftoi javën e kaluar se z. Bler do të jetë konsulent duke filluar pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat z. Rama pritet t’i fitojë”, shkruan Telegraph, e cila shton se marrëveshja është arritur në zyrën e Blair në Londër në Grosvenor Square.
“Shqipëria shpreson të hyjë në BE dhe ka gjasa që këshilla e z. Blair se si mundësohet kjo dhe si të zbatohen reformat e partisë së tij Laburiste pritet të jenë në krye të axhendës. Rama është popullor dhe sondazhet tregojnë se pritet të fitojë rreth 49% të votës kombëtare dhe është brenda objektivit për të fituar zgjedhjet.”- vazhdon Telegraph.”
Zyra e konsulencës së Toni Blerit e krijuar pasi ai u largua nga Daëning Street në 2007 ka marrëveshje fitimprurëse me qeveritë e Kazakistanit, Kuvajtit, Brazilit dhe Kolumbisë.
The Sunday Telegraph shkruan se kjo marrëveshje është negociuar fillimisht nga Mr Campbell në shkurt të 2013, kur ai erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij. Madje ai po I ofron këshilla strategjike për drejtimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Marrëveshja u konfirmua dhe nga Edi Rama icili në profilin e tij në Twitter shkruante se “kishte bërë një takim të shkëlqyer me Toni Blair dhe kishte rënë dakord që pas 23 qershorit ai dhe skuadra e tij do të punojnë për një qeverisje të mirë. Rama e cilësonte këtë si fantastike.
Një zëdhënës i partisë kishte refuzuar të tregonte se sa do të ishte pagesa për praktikën këshillimore, megjithëse ka gjasa të jetë miliona paund” shkruan Sunday Telegraph.
Kontratat e zyrës së konsulencës me qeverinw e Kazakistanit, një shtet i pasur me naftë, thuhet se ka afërsisht vlerën e 16 milionë stërlina, megjithatë zyra e zotit Blair refuzoi të specifikojë një shifër të saktë. Me qeverinë e San Paolos, të Brazilit kontrata ka vlerën e 4 milionë stërlinave në vit.
Takimi i parë i Ramës me Blair ka qenë në qershor të 2010 në Londër, një muaj më vonë Blair vizitoi Kosovën.
“Edhe pse popullariteti i Blerit ka rënë pas luftës në Irak, në Britani në Shqipëri dhe Kosovë ai konsiderohet hero pas ndihmës së dhënë gjatë luftës në Kosovë.”- shkruan The Sunday Telegraph’ .
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)