Ai thotë se Tony Blair do të veprojë pa pagesë si konsulent i Ramës, por ka theksuar se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende.
Marrëveshja me kryesocialistin Edi Rama është negociuar që në shkurt të këtij viti, kur në Shqipëri erdhi ish-drejtori i Komunikimit në qeverinë e Blair Alastair Campbell, për të promovuar librin e tij. Ai i ka ofruar këshilla strategjike Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Rama është takuar më pas me Tony Blair në Londër në muajin maj. Rama tha ne atë kohë, se nëse ai do të bëhej kryeministër, do të donte disa këshilla si se të modernizonte qeverinë apo të implementonte axhendën e reformave.
Redaksia Online
(l.c./mag/shqiptarja.com)