​Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shënjestruar jo rrallë gjatë seancës së kësaj të enjteje nga kolegët socialistë. Teksa replikonte me deputetin socialist Taulant Balla për përgjegjësitë e 21 janarit, ky i fundit i është drejtuar:

“Unë nuk kam asnjë dyshim që parafolësja apo Grida Duma tek foltorja e PD-së kanë vlerësimin që Berisha është burrë shteti. Edhe burrë edhe shtet janë shumë larg njëra-tjetrës, për të parën s’kam dyshim, për të dytën nuk shkon. Ti zonjë je specialiste për pjesën e parë, për të dytën nuk ke tagër për të dhënë vlerësim.”

Ndërsa më herët, Topalli mori një tjetër përgjigje nga ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj. “Nuk je në motel, por në parlament këtu”-iu drejtua ish kryeparlamentarja atij. 

“Përse shqetësohetsh për motelet? Ti ke kontribuar për motelet” i është kundërpërgjigjur ministri.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)