TIRANE-   Deputetja e PD-së thotë se kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta fyen dhe provokuan shqiptarët duke festuar me një organizim shpërfillës Festën e Flamurit, dhe me rilindjen e babait shpirtëror, dhe simbolin e të rënëve britanikë Ditën e Çlirimit.

Topalli thotë se Rama dhe Meta censuruan Vlorën, me organizimin e akullt dhe shpërfillës të Ditëlindjes së 101 të Pavarësisë, ndërsa dje festuan me rilindjen e babait shpirtëror.

Dje në homazhet që u zhvilluan në Varrezat e Dëshmorëve kanë qenë dhe veteran të Partisë Komuniste të cilët kanë kryer homazhe në varrin e liderit të tyre komunist Enver Hoxha, si dhe kanë vendosur një fotografi të madhe të portretit të tij. Topalli i referohet këtij moment dhe simbolit të lules së kuqe, që kryeministri kishte vendosur në xhaketë, kur  bën këtë deklaratë duke e quajtur ” sadiste dhe komike”

“Fillim i mbrapshte i shekullit te dyte te Shqiperise se pavarur!”- shkruan Topalli në postin e saj në facebook të cilën e shoqëron dhe me foto të ceremonisë së djeshme tek “Varrezat e Dëshmorëve”
Jozefina Topalli
(Në foto: Postimi në facebook i Jozefina Topallit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)