Topalli ankohet te zyrtarët e
CDU: Basha rrënoi PD-në

Topalli ankohet te zyrtarët e<br />CDU: Basha rrënoi PD-në
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u është ankuar zyrtarëve të CDU-së gjermane të Angela Merkel, se Lulzim Basha po rrënon PD-në dhe rrezikon ta lerë vendin pa opozitë. 

Shqetësimin e saj Topalli e ka shprehur gjatë një takimi me zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Joachim Pfieffer dhe deputeten e CDU në Bundestag, Elke Kreiser.

Ajo ka thënë se Basha nuk lëshon karrigen e kryetarit edhe pse ka marrë rezultat dërrmues në zgjedhje e 25 qershorit me 230 mijë vota më pak se në 2013-ën, ose një rënie prej 35%.  

"PD, 230 mijë vota më pak se në 2013"
"I njoha ata me kërcënimin që shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie (i vetëshpallur i vetëngrirë), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partinë që drejtoi, me 230 mijë vota më pak, ose me një rënie rreth 35% më të thellë nga humbja e fundit, në kushtet e qeverisë më të keqe të Edi Ramës", shkruan Topalli në Facebook. 

Jozefina Çoba Topalli
"Vendi pa opozite!
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/CSU ne Bundestag per ekonomine dhe energjine, dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrenueës te Opozites me 25 qershor .

Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak, ose me nje renie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.

Une shpreha shqetesimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa nje opozite te vertete, si gjeja me kercenuese per nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature".

topalli ne fb
(Postimi i Topallit në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli