Topalli apel Ramës: 3 sekonda
për të votuar 3 ligjet e integrimit

SHKODER - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli nga qyteti i Shkodrës i ka bërë apel kreut të Opozitës Edi Ramës dhe deputetëve socialist për miratimin e tre ligjeve në parlament që mbajnë peng integrimin e Shqipërisë. Deklarata është bërë gjatë inaugurimit të veprave të artit të realizuara procesi i demontimit të municioneve të tepërta.

Grupi socialist nuk pranon të votojë për ëndrrën shqiptare. Unë nuk do mërzitemi së votuari zotin Rama të votojë 3 ligje, 3 sekonda asgjë më shumë, vetëm të shtypin 3 herë butonin e deputetit për të ecur përpara dhe për të vendosur një tjetër gur kilometrik në procesin e integrimit. Po e ftoj përsëri zotin Rama të lejojë deputetët të votojnë, por edhe deputetët socialistë u them bëhuni burra, shtypeni atë buton dhe bëni që Shqipëria të ecë përpara”, u shpreh Topalli

Nga ana tjetër ministri i mbrojtjes Arben Imami gjate inaugurimit të veprave të artit të dala nga demontimi i armëve theksoi se këto vepra janë të parat e artit modern në vend.

Metropoli verior është i vetmi vend në të cilin është implementuar projekti për demontimin e armëve dhe shndërrimin e tyre në vepra arti. Ky projekt u realizua nga ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Shkodrës, si dhe universiteti amerikan “Pen State University”.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen