TIRANË - Kryetarja e legjislaturës së kaluar Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër, me fjalë denigruese ndaj ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu. Ajo e ka quajtur "njeri i vockël", "falsifikator të historisë", "i denjë për të punuar me Reis Malilen".
Edhe pse Topalli nuk i ka përmendur emrin, duke cituar dhe komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, e nënkupton se i adresohet atij.
Ky reagim pas deklaratës së Arvizu në seminaret e të rinjve të LRI në Jalë se zgjedhjet e vitit 2013 ishin po aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992.
KOMENTI I PLOTË I JOZEFINA TOPALLIT:
"Të dashur miq! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!
Të krahasosh Shqipërinë e 1992, që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s është njësoj si të vesh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe Presidentit Reagan!
I denjë për të punuar Me Reis Malilen jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtës nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com