Topalli: Basha si në komunizëm, ka
vendosur njerëz për të më ndjeku

Topalli: Basha si në komunizëm, ka<br />vendosur njerëz për të më ndjeku
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli lëshon të tjera akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Topalli deklaron se Basha ka qenë 12 vjet në pushtet, nga 2005 deri në 2017, me poste ministrore dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, derisa të merrte drejtimin e partisë më të madhe opozitare, por që në 25 qershor e dërgoi në një humbje të thellë, ndërsa shton se e shkuara e tij është enigmë.
 
“Basha nuk e ka njohur PD-në për të qenë kryetar i saj. Nuk i sillte lavdi "uni" që përcillte gjatë gjithë kohës. "Plani im. Unë kryeministri i ardhëm. Unë jam ai me formim perëndimor". Kjo është një fyerje për shqiptarët. As sot s’e di se kush është Basha. Ke të bësh me një maskë dhe maskën nuk e lexon dot.
 
Edhe në fushatë nuk e përmendi që ka qenë kryetar bashkie. Ka premtuar edhe tramin dha tha: E mbajta premtimin. Kjo është fyese. Unë nuk e kam votuar Bashën. Kam luftuar prej kohësh se ka qenë aty për interesa personale.
 
Për mua ka qenë enigmë e shkuara e Bashës. Kam pasur pikëpyetje që i kam thënë publikisht, edhe në mbledhje grupi. Kam reaguar edhe në zyrën e tij. I kam thënë kjo nuk është PD-ja, veçanërisht për protestën në çadër”tha Jozefina Topalli për Gazeta Express.
 
E pyetur si e vlerëson heshtjen e ish-kryeministrit Berisha për këtë situatë, veçanërisht atë brenda PD-së, ku kritikët janë ngritur kundër Bashës, Topalli shprehet “Heshtja të bën bashkëfajtor në këtë situatë. Kushdo që hesht. E nis që nga vetja ime. Po indiferenca të bën fajtor. Dikush duhet t’i dalë zot PD-së”.
Në fund të intervistës Topalli zbuloi se personi që fshihet pas monitorimit që po i bëhet asaj, është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
 
“Më vjen për të qeshur kur më vë njerëz Basha për të parë me kë takohem. Më kujton metoda të periudhës së komunizmit” përfundoi ajo.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik