Topalli bën thirrje për protesta:
"Nuk jam për opozitë konstruktive"

Topalli bën thirrje për protesta:<br />
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë fjalës së mbajtur në parlament ka përforcuar atë që deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.
 
Topalli, ashtu si Basha bëri thirrje për protesta duke theksuar se nuk i qëndron mendimin se vendi ka nevojë për opozitë konstruktive.
 
“Dikujt mund t’i pëlqejë që shqiptarët t’i shohë se lepuj. T’i fusin në kafaz dhe të shohin reagimet e tyre pastaj. Unë mendoj se pas 25 vjetësh ka ardhur koha dhe ata do të dinë të ngrihen si luanë për të përmbysur sistemin e kalbur të korrupsionit që ekziston sot”, u shpreh Topalli.
 
Ish-nënkryetarja e PD-së duke u shprehur “jam e gatshme të kërkoj falje për çdo gabim”, kërkoi një opozitë ‘radikale’ që do të sillte sipas saj përmbysjen e qeverisjes aktuale.
 
“Nuk dua që shqiptarët të vuajnë me opozitë evropiane. Nuk jam për opozitë konstruktive kur shikoj këtë kalbësirë sistemi. Unë nuk jam revolucionare prej atyre që quheshim dikur. E di që ka vetëm një rrugë, disa e quajnë revolucion demokrati, unë them përmbysje të qelbësirave. Më duket si viti 1991, por nga njëherë tjetër më duket si një shartim me mafies dhe korrupsionit të kësaj që quhet qeverisje. Orën e kalbësirës mund ta ndalim”, u shpreh më tej deputetja e PD-së.
 
Topalli më tej numëroi arsyet që rritjes së nivelit të kriminalitetit në vend dhe largimit të qytetarëve nga vendi.
 
“Çdo javë rregullisht villen 2 ose 3 banda. Çdo ditë vriten 2 ose 3 persona. Çdo natë grabiten shpi dhe biznese. Kjo sepse papunësia është e frikshme. Sepse bizneset mbyllen çdo muaj. Nuk ka investime as të huaja as të brendshme”, tha ndër të tjera ish-kryetarja e Kuvendit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje