Topalli: Berisha i rëndësishëm në 
PD nga Basha s'jam e kënaqur 

Topalli: Berisha i rëndësishëm në <br />PD nga Basha s'jam e kënaqur 
Ish numri dy në Partinë Demokratike, deputetja Jozefina Topalli nuk i kursen sërish rezervat në adresë në lidershipit demokrat, Lulzim Basha.
 
Gjatë një interviste për Vizion Plus, Topalli theksoi se në PD ka debat dhe kjo lidhet me mënyrën e të bërit opozitë, që sipas saj nuk është në lartësinë e duhur. Ajo thekson se mendimet e saj i ka thënë edhe në forumet e partisë si dhe ia ka shprehur edhe vetë kryetarit demokrat, ndërsa lidhur me pasojat që mund të kenë për të këto qëndrime, Topalli thotë se nuk trembet aspak.  
 
Ish kryetarja e Kuvendit, teksa kritikon modelin e Bashës, nga ana tjetër, thekson se lideri historik i demokratëve, Sali Berisha vazhdon të jetë i rëndësishëm në PD.  
 
Jozefina Topalli pranon debatin brenda forcës se saj politike ne lidhje me mënyrën e të bërit opozitë. "S'jam aspak e kënaqur me mënyrën e të bërit opozitë nga Partia Demokratike, por kjo vjen edhe për shkak se kryetari i partisë mungon në Parlament. Ndërsa Sali Berisha ka një rol thelbësor për opozitën në mbajtjen e peshës së debatit në Parlament", u shpreh Topalli.
 
Topalli tregoi për mungesën në protestën e grave demokrate javën e kaluar, duke u shprehur se opozita në radhë të parë duhet të ngjallë shpresë në popull dhe më pas të organizojë aksionin e saj. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi