Topalli, bilanci i vitit 2011 në Kuvend
Në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2011, kryeparlamentarja Topalli tha se Kuvendi ka shënuar bilanc pozitiv në miratimin e ligjeve të rëndësishëm dhe reformave. Sa i takon debatit më të fundit për kreun e shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij vitin e ardhshëm, kryeparlamentarja Topalli theksoi se respekton institucionin e presidentit dhe ajo që kërkohet prej tij është repektimi i Kushtetutës.
TIRANË – Në konferencën përmbyllëse për vitin 2011, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se gjatë një viti Kuvendi ka shënuar bilanc pozitiv në miratimin e ligjeve të rëndësishëm dhe reformave.
“Kemi bërë punë të rëndësishme. Mbyllim vitin me bilanc pozitiv të miratimit të disa ligjeve me 3/5. Axhenda parlamentare ka patur vetëm një bosht themelor me emrin reforma. Ajo ka qenë në axhendën e punës së çdo deputeti, ka qenë në qendër të programit të punës së Parlamentit. Sot mund të them me krenari se ne po përjetojmë përjetësimin e këtyre reformave”, tha kryeparlamentarja.
Sipas saj, periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 450 ligejve e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë nga 71 deri 74 vota. Momenti më kulmos i punës së legjislativit, sipas Topallit ishte miratimi i buxhetit 2012.
"Momenti kulminant në punën e Kuvendit është momenti i diskutimit dhe miratimit të buxhetit, i cili kap´shofrën e rreth 5 miliardë dollarëve. Mund ta themi me modesti dhe si realitet, ne kemi bërë të mundur që vendi ynë të mos shkojë në recension pavarësisht se nuk kemi shkuar në recension, arritëm rritje ekon 3 deri 4 %, jemi vend që ka ulur buxhetin", theksoi Topalli.
Sa i takon debatit më të fundit për kreun e shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij vitin e ardhshëm, kryeparlamentarja Topalli theksoi se respekton institucionin e presidentit dhe ajo që kërkohet prej tij është repektimi i Kushtetutës.
“Gjëja më e rëndësishme e vitit të ardhshëm, është përvjetori i pavarësisë. Jemi me fat që të jetojmë në këtë 10 vjetor. Sa i takon axhendës së ndryshme unë repektoj institucionin e presidentit deri në një moment të caktuar. Ajo që kërkoj është respektimi i Kushtetutës”, tha ajo.
Në përmbledhjen e punës një vjeçare të Kuvendit, Topalli është ndalur edhe në marrëveshjen PS – PD për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe fillimin e reformës zgjedhore.
“Ndonjeherë ka pasur momente përlasje personale të papranueshme, por tani që u kthye opozita ky ka qenë moment kushtetues me rëndësi, detyrimet që deputeti i duhet për miratimin e ligjeve me rëndësi”, tha Topalli gjatë konferencës së fundit për shtyp për vitin 2011.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25