Topalli braktis Bashën në Shkodër
në ditën e festës së Krishtlindjeve

Topalli braktis Bashën në Shkodër<br />në ditën e festës së Krishtlindjeve
SHKODER - Partia Demokratike duket se nuk gjen motiv për t’u bashkuar edhe në një ditë feste siç janë Krishtlindjet. Mesa duket përplasjet në radhët e demokratëve nuk janë shuar ende edhe pas thyerjes së bojkotit dhe rikthimit të jetës parlamentare. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi festën e Krishtlindjeve për të gjithë shqiptarët nga qyteti i Shkodrës.

Ajo që shihej në një optikë të thjeshtë ishte fakti se gjatë vizitës së kreut të selisë blu në Shkodër dhe prezencës së tij në meshën e zhvilluar në Kishën Katolike në Shkodër mungonte deputetja demokrate Jozefina Topalli. Duke qenë se vetë deputetja demokrate nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka postuar urimin për Krishtlindje nga shtëpia e saj në Shkodër.

Mos pajtimi i saj me kreun demokrat në këtë ditë feste tregon se kundërshtia e vjetër mes tyre vijon ende të jetë një hendek i pakapërcyeshëm. Kjo për vetë faktin se kreu Basha është përpjekur me çdo kusht të mënjanoi figurat e vjetra të PD-së që kur erdhi në krye të kësaj force politike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)