Topalli: Deklarata e Ramës
fyen shqiptarët e Maqedonisë
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Maqedonisë, pasi sipas saj "fyen përpjekjet e tyre për liritë e të drejtat themelore".
TIRANE- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur të rrezikshme deklaratën e kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Maqedonisë. Sipas Topallit, kryeministri Rama gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë “nuk artikuloi marrëveshjen e Ohrit”. Ndërsa shtoi se kreu i qeverisë, “barazoi pakicën maqedonase në Shqipëri me shqiptarët në Maqedoni”, duke u shprehur se në vendin tonë, pakicat maqedonase gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë si çdo qytetar shqiptar.
“Të dashur miq, sot e kishin rradhën shqiptarët e Maqedonisë. Rama, në takimin me presidentin e Maqedonisë në zyrën e KM nuk artikuloi Marrëveshjen e Ohrit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, barazoi pakicën maqedonase në Shqipëri me shqiptarët në Maqedoni. Ai tha “ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerë”. As në realitet, e as në asnjë raport ndërkombëtar nuk ka asnjë problem të shtruar për pakicat maqedonase në Shqipëri, të cilët gëzojnë gjithë të drejtat e liritë e njeriut si çdo qytetar shqiptar”, shkruan Topalli.
Më tej në reagimin e saj, deputetja e Partisë Demokratike, i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Edi Rama, t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë.
“Të dashur miq, gjatë këtyre 20 viteve, në politikën e jashtme në tërësi, në Shqipëri nuk ka patur diferenca mes partive e qeverive. Sot, dëgjuam nga KM një qëndrim krejt të huaj, jo shqiptar, për shqiptarët!!!! Deklarata e Ramës është e rrezikshme. Ajo fyen luftën e shqiptarëve në Maqedoni, fyen përpjekjet e tyre për liritë e të drejtat themelore. Ato sot ishin të tradhëtuar nga Tirana zyrtare. Dhe kjo vetem 4 ditë pas fjalimit përçarës që bëri para Kuvendit të Kosovës! Rama duhet të kërkojë falje!”, thotë Topalli në reagimin e saj në rrjetin social “Facebook”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
34.6%
-
Jo
61%
-
Deri diku
4.4%
Vota total: 341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
LIVE-112 vite Pavarësi- Shikoni paradën e Shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor, 11:47
-
Çorbë me hithra të njoma nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:44
-
Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh
28 Nëntor, 11:42