Topalli depoziton projektligj për
pronat: Shtyni afatin për AKKP

Topalli depoziton projektligj për<br />pronat: Shtyni afatin për AKKP
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka depozituar në Kuvend një projektligj për kthimin e pronave. Në relacionin e saj ajo argumenton se duhet shtyrë afati i funksionimit të AKKP-së, deri në fund të vitit 2016. Sipas Topallit qeveria ka dështuar gjatë këtyre dy viteve me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave.

“Zbatimi i nenit 24 te ligjit nenkupton se duke filluar nga data 31.10.2015, AKKP vepron pa ligj dhe nuk mund te permbush asnje nga detyrimet e saj ligjore. Eshte e vertete qe Keshilli i Ministrave ka propozuar ne Kuvend nje projektligj te ri per trajtimin e pronave, mirepo shqyrtimi dhe miratimi i tij eshte jo vetem nje ngjarje e pasigurt e se ardhmes, por do te kerkonte edhe shume kohe, per shkak se miratimi i legjislacionit per pronen duhet te behet ne cdo rast me kujdes te larte.
Qeveria ka deshtuar gjate ketyre dy viteve teresisht me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit te pronave, duke mos bere pothuajse asnje hap përpara ne kete proces. Duke mos zgjatur afatin e parashikuar nga neni 24 i ligjit, Qeveria duket sikur legjitimon mungesen teresore te punes se stafit te AKKP edhe per muajit ne vijim.
Ne keto kushte, lind si domosdoshmeri shtyrja e afatit te perfundimit te procesit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave pertej dates 30.10.2015, te parashikuar ne ligjin nr.9235, date 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish-pronareve", te ndryshuar, duke percaktuar si date te përfundimit te tij daten 30.10.2016. Kjo parashikohet ne neni 1 te projektligjit,"
thotë Topalli.

Më tej ish-kryetarja e parlamentit, kërkon edhe ndryshimin e nenit 28 të ligjit, mbi fondin e pronave, pasuri të paluajtshme shtetërore.

"Gjithashtu, ne nenin 2 te projektligjit eshte parashikuar edhe ndryshimi i nenit 28 te ligjit, per shtyrjen e afatit te miratimit nga Keshilli i Ministrave, te fondit te pronave pasuri te paluajtshme shteterore, te cilat vihen ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per procesin e kompensimit fizik te pronave, deri ne daten 30.10.2016. Deshirojme te theksojme, se Qeveria gjate ketyre dy viteve jo vetem ka deshtuar te miratoi fondin e pronave pasuri te paluajtshme shteterore, te cilat vihen ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per procesin e kompensimit fizik te pronave, por ka hequr per arsye korruptive edhe mijra hektar toke bujqesore nga ky fond”-shprehet deputetja Topalli.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre