Topalli: Drama njerëzore e
emigrimit po ndodh tek porta jonë

Topalli: Drama njerëzore e<br />emigrimit po ndodh tek porta jonë
Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli e ka konsideruar emigracionin nga Afrika dhe Azia drejt Evropës si dramatik dhe sipas saj, drama është përqëndruar mes kufirit të Greqisë dhe Maqedonisë, ndërsa ne heshtim.

Deputetja e PD-së, Topalli në statusin  e saj ne Facebook shkruan se “prej muajsh shohim dramën e emigracionit nga Afrika dhe Azia drejt Europes. Tani drama e njerëzore po zhvillohet ngjitur me vendin tonë , në kufirin mes Greqise dhe Maqedonisë.Të gjitha mediat ndërkombëtare japin pamje rrenqethese të tragjedisë njerezore, që po ndodh edhe tani qe po shkruaj pak km larg Shqipërise. Tek ne flitet shume pak, thuajse se kemi tek porta, thua se ne vete, familjaret tonë nuk kemi parë vehten 25 vite më parë njëlloj si ato”.

“Ato duan t’ i ikin vdekjes, luftës. Shumë prej tyre janë gra e fëmije. Por ngjitur me ne i kanë venë tela me gjemba, i hedhin gaz lotësjellës. I kanë mbyllur kufirin.Të duket sikur janë pamje të një filmi që tregon emigrimin njerëzor të mijëra viteve me parë”,-shkruan Topalli.

Topalli

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën