Topalli: Erdhe në zyrën time dhe 
mburre Berishën. Leskaj: Mashtron

Topalli: Erdhe në zyrën time dhe <br />mburre Berishën. Leskaj: Mashtron
TIRANË - Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e nisi fjalën e saj me kërkesën për të pasur në seancë kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj duhet të hapë i pari diskutimet për aktin normativ. Ajo tha se mosprezenca e kreut të qeverisë në diskutim është e paprecedentë ndërkohë që deputeti socialist Erion Braçe i faktoi me procesverbale se kur seancat drejtoheshin nga Topalli, nuk kishte ndodhur që diskutimin për aktin normativ ta hapte Sali Berisha, në atë kohë kryeministër. Pjesë e debatit mes tyre është bërë edhe nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj e cila korrigjoi Topallin duke i thënë se bëhej fjalë thjesht për aktin normativ dhe jo buxhetin e shtetit, por kaq ka mjaftuar që ish-kryparlamentarja të shpërthejë në akuza. Zonja Topalli foli për një takim që ka pasur në zyrën e saj me Leskajn dhe ku kjo e fundit, sipas Topallit, ka shprehur lëvdata për Sali Berishën dhe është ankuar për Ramën, si kreu i PS-së. Një shpifje e ulët, e cilësoi nënkryetarja Leskaj këtë histori, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë përballë një “piazze kaq të ulët”.
 
Debatet Topalli-Leskaj-Braçe
Topalli:Nuk ka ndodhur kurrë që në rastet e paraqitjes të buxhetit të mos jetë kryeministri, dhe të fillojnë diskutimet kur nuk është paraqitur projekti i aktit normativ. Ju lutem vini në shinat e ligjshmërisë seancën plenare. As herën tjetër nuk ishte, fshihet, ka frikë?
 
Leskaj: Nuk është buxheti i shtetit është akti normativ zonja Topalli. Nëse i referoheni precedentëve kryeministri as nuk ka ardhur as nuk ka votuar.
 
Brace: Para jush në atë vend e ka drejtuar atë zonja e nderuar. Në 2012 legjislatura e 18 procesverbal 20 dhjetor 2012. Fillon me diskutimin e aktit normativ me Arben Malajn. Ka dhe një procesverbal tjetër, fillon me diskutimi pa prezantim me deputetin Erion Brace..Në 2011 fillon seanca pa kryeministrin Sali Berisha por me deputetin Erion Brace. Që të mos humbim kohë për të pasur një shënjestër për tu marrë me çdo gjë por vetëm me aktin normativ jo.
 
Topalli: Zonjë po filloj me ju, keni qenë një periudhë kohe kryetare grupi dhe më keni thënë keni një fat të madh është kryeministri këtu dhe ju del për zot. Më keni thënë ju zonjë në zyrën time që ne s’na hap telefonin kryetari Edi Rama ndërsa kryeministri juaj përgjigjet për të gjitha
 
Leskaj: Këtu u bë një shpifje që më ka çuditur se sa poshtë mund të bjerë piazza në parlament, megjithatë nuk dua të bëj koment për këtë piazz kaq të ulët. E para s’kemi pasur asnjë bisedë bashkë, dhe më vjen mirë që kolegu im Brace i ka të gjitha dokumentet që flasin për të kundërtën e asaj që thatë ju. Nuk më vjen mirë që një zonjë gënjen dhe mashtron
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema