Topalli: Fatos Nanon nuk
e votoj për President

Topalli: Fatos Nanon nuk<br />e votoj për President
TIRANE- Shfaqet publikisht çarja e parë në radhët e mazhorancës. Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit, konfirmoi dje se nuk do ta pranojë kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit dhe nuk do ta votojë atë. 

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PS,  para disa ditësh shpalli se do të jetë kandidat për postin që aktualisht mban Bamir Topi, ish nënkryetar i PD. Në "ABC News", Topalli tha prerë se "nuk e votoj Fatos Nanon për President". Në lidhje me këtë argument, Topalli tha se "Nanon nuk e gjykoj dhe as paragjykoj asgjë pasi çdo njeri ka të drejtën të kandidojë" por shtoi se atë nuk e sheh si presidentin e ardhshëm të paktën me votë prej saj. 
Nga ana tjetër nuk ka dashur të konfirmojë se do të jetë pjesë e një gare të tillë, duke argumentuar këtë hezitim me faktin se do të respektonte institucionin e presidentit aktual. 
"Unë pavarësisht mendimit tim personal për institucionin përkatës, dua të respektoj deri në fund Presidentin dhe detyrën e tij. Nuk preferoj që të diskutohet tani. Unë dua të jem luajale me Kushtetutën dhe mandatin dhe dua të respektoj deri në fund institucionin e Presidentit” 

Nga ana e tij Kryeministri Berisha teksa është pyetur dje, në analizën 1 vjetore të qeverisë, për presidentin Topi dhe deklarimin e tij për rikthimin në politikë është shprehur se i referohet Kushtetutës. "Kam deklaruar se do zbatohet Kushtetuta, e cila përcakton qartësisht se cili është shansi kushtetues i presidentit, mekanizmi i zgjedhjes. Çdo koment jashtë kuadrit kushtetues, është joproduktiv. Për ata që janë të interesuar duhet të theksoj se një nga tre katër shtyllat themelore të sistemit demokratik është kushtetutshmëria dhe respektimi i saj, jetike që të mos ndodhin deformime", tha Berisha. Sipas tij, gjithçka është përcaktuar në Kushtetutë. "Të kthen ajo karrike në parti të madhe apo të vogël, unë them se është për presidentin, që Kushtetuta i thotë që do të mbash këto qëndrime", tha Topi.
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)