Ish kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ndonëse ishte në protestën e mbajtur këtë të enjte nga Partia Demokratike, madje mbajti edhe një fjalim përpara protestuesve, ka folur hapur rreth zhvillimeve në kampin e demokratëve dhe marëdhënjet e saj me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Jozefina Topalli, ka pranuar se është një nga zërat kritik të lidhershipit aktual të PD-së, ndërsa thekson se edhe ish kryetarit Sali Berisha ka patur raste kur ajo e ka kundërshtuar.
“E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave” ka thënë Topalli.
Përveç kësaj, ajo nuk heziton që të thotë se në krye të Partisë Demorkatike duhet të rikthehet Berisha, pasi sipas saj modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.
Deputetja demokrate nuk ka folur nëse Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është një lider, por ajo ka thënë se modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen.
Duke folur për marëdhënjet me të, ajo ka thënë se herëpashere nuk i është përgjigjur mesazhevetë tij, duke treguar kështu për marrëdhënjet jo të shumë mira që ka me të.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë emisionit "Oktapod" në VizionPlus
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com