TIRANE- Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ngatërroi emrin e deputetit më të ri të Partisë Socialiste Auron Tare. Në momentin kur iu drejtua deputetëve nëse ishin dakord për emërimin e Tares si anëtar i komisionit të arsimit, e ngatërroi emrin dhe i tha Arjon Tare.

Më pas iu drejtua ndihmëseve të saj duke e pyetur: Si e ka emrin? Deputetët ishin dakord me emërimin e zotit Tare në postin e anëtarit të komisionit të ligjeve.

Tare ulet në Kuvend në vend të ish-deputetit të PS, Andis Harasani, i cili pak muaj më parë u largua nga grupi PS.  Emri i tij ishte pasardhës në listën shumëemërore për deputet të koalicionit Alenaca për të Ardhmen (PS) në zgjedhjet parlamentare të 2009.

Ndërkohë që Gazmend Oketa, është larguar nga posti i anëtarit të komisionit të sigurisë, në vend të tij është vendosur Bedri Hoxha i PD-së. Oketa është anëtar i Frymës së re Demokratike.
(sg/shqiptarja.com)