Topalli:Je mafia! Meta: E pacipë
  të quajti moldave, e ke aleat 
VIDEO/ Debati i plotë Topalli-Meta

Topalli:Je mafia! Meta: E pacipë<br />  të quajti moldave, e ke aleat <br />VIDEO/ Debati i plotë Topalli-Meta
TIRANE - Kuvendi është përfshirë në një debat të ashpër mes ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për blerjen e votave në Shkodër. Deputetja demokrate gjatë fjalës së saj ka akuzuar LSI se po blen votat në qarkun e Shkodrës. Por ka reaguar menjëherë Ilir Meta duke i kërkuar Topallit se nëse ka një provë ta çojë në prokurori. Pas kërkesës së Topallit për kryetarin aktual Ilir Meta, ‘’që të mos u bëjë presion shkodranëve për të dhënë votën’’, Meta e ka quajtur Topallin ‘’të pacipë’’ dhe në aleancë ''me atë që e quante moldave’’.

Debati i plotë Topalli-Meta

Topalli: Z.kryetar i Parlamentit mos bëni presion të bleni votën. E kam fjalën këtu për Shkodrën. E keni bërë njëherë aq më tepër ata që keni punësuar në administratë ia ke neverit. Nëse vota do jetë e fshehtë ata nuk do të votojnë më.

Meta: Ke folur për këtë çështje por është e drejta jote të jesh e pacipë, po mos harro se na njeh Shkodra dhe qytetarët që janë atje. Nëse ke fakte dorëzoi në Polici dhe
Prokurori. Ti do ti justifikosh humbjet e zgjedhjeve.

Topalli: Kërkoj fjalën

Meta: Nuk ta jap fjalën. Ta kam dhënë fjalën aq shumë. Të lutem ti je aq e pacipë!

Topalli: Ti je mafia!

Meta: Atë që ti e quan mafie, sot e ke aleat. Ai që të quante ty moldave, i ke harruar ti po nuk të harrojnë njerëzit, nuk shiten shkodranët. Mafia që të ka thënë ''moldave'' e ke aleat sot. Unë nuk flisja asnjëherë po meqë zonja më ka përmendur drejtpërdrejt unë do t’ia jap këtë përgjigje sot. Me qetësi dhe dashuri e ke dhe në 21 qershor.

Topalli: Ti po më kërcënon?! Mos kërcëno!

Meta: Mos shpif dhe mos merr nëpër këmbë se shkodranët nuk shiten, as me oriz, as me misër, as me xhinse dhe as me fustan, çfarë faktesh ke çoi në polici.
 
Topalli: Do të tradhtojnë vetë LSI-stat

Meta: Mos ki merak se nuk tradhtohem unë nga provokimet e tua. Unë për zhelesh nuk të kap, kam respekt edhe për ty edhe për doktorin, i cili të shkojë në gjykatë të sqarojë shpifjet që ka bërë për LSI e Shkodrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…