Topalli kërkon llogari për Ndokën e
Frrokun, Idrizi: Do mblidhet Këshilli

Topalli kërkon llogari për Ndokën e<br />Frrokun, Idrizi: Do mblidhet Këshilli
TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli është fokusuar në seancën e sotme plenare tek një tjetër çështje, përveç CEZ-it i cili ndezi sërish debatet dorëheqjen e Arben Ndokës dhe mandatin e deputetit Mark Frroku. Topalli ka kërkuar që Kuvendi të japë llogari nëse dorëheqja e zotit Ndoka është dorëzuar në kryesi ashtu siç u trumbetua nga kryeministri Edi Rama.

Ajo u ndal edhe tek mandati i deputetit Mark Frroku i cili ka mbi 6 muaj që mungon në kuvend sepse ndodhet në paraburgim. Për të interpretuar këtë situatë Topalli kërkoi mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit.

Përgjigjen ia ka dhënë nënkryetari Shpëtim Idrizi, i cili u shpreh se këshilli do të mblidhet javën e ardhshme. 

Redaksia Online
(Gre./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'