Pas akuzave të deputetit Tom Doshi se kryetari i Kuvendit, kishte paguar për të vrarë atë dhe një deputet nga PD, kjo e fundit nxitoi dhe kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës. Sipas opozitës që të ketë një hetim të drejtë për këto akuza duhet të Meta të jap dorëheqjen si kryetar i Kuvendit, e për këtë ka bërë protesta të përditshme.
Pas hetimeve, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Ilir Meta nuk pranoi të drejtonte Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e për këtë caktoi nën kryetarin e Kuvendit, Vangjel Dule.
Por sërish edhe pse PD kërkoi për më shumë se 15 ditë largimin e Metës, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do ta cilësonte mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin një nul. Në një status në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pa drejtimin e Metës është kundërligjshme.
Statusi i Jozefina Topallit
Mbledhja e Keshillit te Rregullores sot eshte nul. Ne baze te ligjit te parlamentit kete trupe ne menyre taksative e drejton vetem Kryetari i Parlamentit. Ai nuk ka asnje kompetence per te deleguar kete detyrim ne kete trupe parlamentare. Ky eshte ligji, kjo eshte praktika parlamentare qe kur ka hyre ne fuqi Rregullorja e re e Kuvendit.
Cdo zgjidhje tjeter ala Meta eshte e kunderligjshme. Per rrjedhoje mbledhja e sotme nuk ka ndodhur. Ajo eshte NUL!
Por duke iu referuar Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Pjesa e parë, organizimi dhe funksionimi i Kuvendit) në nenin 9 shkruhet: Zëvendëskryetarët e Kuvendit Zëvendëskryetarët bashkëpunojnë me Kryetarin e Kuvendit për realizimin e detyrave të Kryetarit; ata thirren për këshillim nga Kryetari sa herë shihet e nevojshme. Në rast se Kryetari mungon ose është në pamundësi të kryejë detyrat e tij, ai autorizon një nga zëvendëkryetarët për kryerjen e tyre. Në mungesë të autorizimit, ai zëvendësohet nga Zëvendëskryetari i Kuvendit që i përket shumicës parlamentare.
Nga ana tjetër sot kryetari i Kuvendit gjatë vizitës Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, i pyetur për shkrimin e Jozefina Topallit, deklaroi se “duhet më shumë qetësi dhe dashuri për të gjithë, përfshirë dhe znj. Topalli”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com