Topalli: Kam diferenca të mëdha me
Bashën, beteja e vërtetë në Kuvend

Topalli: Kam diferenca të mëdha me<br />Bashën, beteja e vërtetë në Kuvend
Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës sot i janë bashkuar protestës së organizuar nga opozita.
 
Bregu dhe Topalli janë shfaqur në krah të simpatizantëve të PD në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.
 
Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv u shpreh se kam diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.
 
Dy deputetet kanë qenë zëra shumë kritikë ndaj kreut të PD për mënyrën e drejtimit të partisë dhe bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve.
 
Intervista e plotë e Jozefina Topallit
Në shpirt jam njeriu i protestës dhe këtë protestë dhe atë të 18 shkurtit do të kisha dashur që t'i shikoja 4 vite resht. Sot jam në krah të këtyre burrave dhe grave, që kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë të ardhme.
 
A duhet që të hiqet çadra?
Para 4 viteve kam dhënë dorëheqjen nga forumet drejtuesve të PD dhe mbroj idetë e mia, nuk përzihem. 
 
A mendoni se parlamenti duhet të ishte mbyllur me bojkotin e PD?
Unë jam një njeri i parlamentit me eksperiencë, ku mendoj se është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.
 
Mendoni se PD duhet te ishte në zgjedhje?
Unë e kam thënë se kam diferenca të mëdha me Zotin Basha në mënyrën e të bërit opozitë, por sot dua të rri më këta burra dhe gra që kanë hallin e mbijetesës së tyre. 
Majlinda Bregu
Majlinda Bregu në protestë

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi