TIRANË - Pasi ka vënë si foto kryesore atë që ka dalë bashkë me Angela Merkel, në ditën kur mësohet se kjo e fundit ka kundërshtuar Statusin e Shqipërisë, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar në orë të vona në Facebook mbi paketën fiskale të qeverisë Rama.

"Te gjithe: rrogetare, pensioniste, ekonomiste, te vetepunesuar, menaxhere, profesore, biznesmene, fermere, qytetare, fshatare, te rinj e te moshuar, te gjithe ,jane kunder paketes fiskale dhe buxhetit te Rames!", nis komentin Topalli. 

Topallika theksuar se "të gjithë janë të humbur me rritjet e taksave; për herë të parë pas 8 vitesh jo vetëm nuk do ketë rritje rrogash e pensionesh, por ulje!", ka thënë Topalli. 

"Deficiti prej 1 miliard dollaresh eshte katastrofe! Ku po e çojne ekonomine!!!! Dyfishimi i deficitit per 3 muaj eshte e padegjuar! Rritja e borxhit nga 62% ne 75% vetem per 3 muaj te le pa fjale! Ku po e con vendin ky??! Ku po e rrokullis ekonomine?!!!”, analizon Topalli e alarmuar. Duke kujtuar shprehjen e Ramës në Kuvend: "Prit, prit ende nuk keni pare asgje….”

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)