TIRANË – Edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ndjekur shembullin e Kryeministrit Berisha para largimit: Ka lënë një shënim në Fb ku dominon fjala “mirënjohje” për deputetët dhe administratën e Kuvendit.
Topalli ka zgjedhur Facebook-un për t’udhënë atyre përshëndetjen e fundit dhe natyrisht, ka bërë një përmbledhje të “punës kolosale” siç e ka cilësuar ajo, të tetë viteve në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
“Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite,”- shkruan Topalli.
“Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.
Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës.
Isha e privilegjuar të drejtoja inistitucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë; krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.
Mirënjohje të pafund, falenderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve. Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë.
Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit,”- shkruan kryetarja e Kuvendit edhe për pak ditë.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com