TIRANE- Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli propozon rimunërimin e legjislaturave, duke përfshirë edhe ato që janë ndërmarrë para 1945. Deklarata është bërë nga kryetarja e Parlamentit gjatë ceremonisë së vendosjes së memorialit të 40 firmëtarëve të Pavarësisë në ambientet e Kuvendit.
Topalli informoi se të enjten do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit ku do i bëhet publik propozimi dhe partisë Socialiste pa votat e së cilës nuk mund të ndërmerret një inisiativë e tillë.
“Legjislatura duhet numëruar më herët se në vitin 1945. Vendimi do të merret në Këshillin e Legjislacionit i cili do të mblidhet të enjten”- informoi Topalli.
Duke përuruar memorialin e firmëtarëve të Pavarësisë, në kryesinë e Kuvendit, Topalli tha se është hera e parë që emrat e firmëtarëve të Pavarësisë publikohen në një institucion shtetëror. “Deri pak ditë vite më parë shqiptarë nuk i njihnin nuk bëhesh publik pasi ishin dhe burgosur. Ka patur njerëz që sillen si tregtarë flamujsh dhe ka edhe sot. Ka pasur edhe matrapazë patriotike ka edhe sot”- shtoi Topalli.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com