Topalli: Llalla e di pse s'e votova
Rama si Haxhi Qamili

TIRANE- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli bëri sot bilancin e punës së Kuvendit gjatë vitit 2012, gjatë të cilit, sipas saj, dolën në dritë të vërtetat e parlamentarizmit shqiptar. Zonja Topalli vlerësoi si të suksesshme dhe të rëndësishme miratimin e reformave, si ai i reformës zgjedhore, Kodi Civil, ligji për Konferencën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative “i cili ka mbetur pa u zbatuar për shkak të mos votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë.

TOPALLI: RAMA PRISHES FESTASH, SI HAXHI QAMILI
Topalli akuzoi Ramën dhe opozitën për mosvotimin e 3 pr/ligjeve.  Ajo përdori një fjalë në italisht, "guastafeste",ose prishës feste, për të përkufizuar mosvotimin nga ana e opozitës së 3 ligjeve që kërkojnë edhe votat e saj

"Në këtë vit ne kemi miratuar 203 akte parlamentare, 131 ligje, 55 vendime, 17 rezoluta. 80 ligje që kërkonin shumicë të thjeshtë morën votën pro të opozitës, 3 ligjet që kërkonin votën e cilësuar pritën me vite me muaj deri ditën e djeshme. Për fatin tonë të keq e them se nuk e morën konsensusin e opozitës...Ndodh që gjithmonë që në një martesë, dasëm, është një, që në italisht quhet guasta feste, ai që prish festën. Opozita gjetën votën dhe vullnetin e mirë për të votuar 79, ose 2/3 ligjeve për të cilat mazhoranca nuk kishte nevojë për votat e tyre, ndërsa për 3 ligjet nuk gjetën 3 sekonda. Është e papranueshme....
Kemi pasur dhe ne Haxhi Qamil, njerëz që janë bërë pengesë për zhvillimin. Haxhi Qamil dhe Hamzai janë krijesat e shqiptarëve. Edhe në 100 vjetor gjenden që pengojnë Shqipërinë. Ndodh me vende të tjera tek partitë e vogla ekstremiste, por kurrë që një lider i partie të madhe të pengojë zhvillimin. Është më shumë se guasta feste, nuk fajësoj asnjë deputet të opozitës sepse për ligjet e tjera ata ishin të lirë. ” - tha Topalli.

TOPALLI: LLALLA E LEXON MIRE QENDRIMIN TIM

Ndërsa mosvotimin nga ana e saj të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Topalli e quajti një qëndrim të qartë."Jam e sigurtë se prokuroria e lexon mirë qëndrimin tim. Është një qëndrim për t'i thënë por dhe për të kërkuar fort të bëjnë një betejë kundër korrupsionit pa kompromis. Ato e lexojnë mirë. Ato e dinë mirë se cfarë dua t'i them."

TOPALLI: HETIM MINISTRISE SE MBROJTJES NESE ESHTE KUSHTETUES

Topalli deklaroi se Parlamenti duhet të rrisë rolin kontrollues ndaj institucioneve të tjera. Në këtë kontekst, e pyetur nga A1Report nëse do të mbështesë kërkesën e opozitës për kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes, kryetarja e Kuvendit tha vetëm nëse ajo do të jetë kushtetuese. "Sipas ligjit në cdo moment, sa herë ta kërkojnë. Në thyerje të Kushtetutës kurrë."

TOPALLI: PD FITON ME PUNE, PS SHEH HOROSKOPIN
TVA1Report pyeti kryetaren e parlamentit nëse e shihte ende veten në krye të Parlamentit edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Por ajo tha se kjo nuk ka rëndësi, duke shtuar se edhe si deputete e thjeshtë ndjehet e nderuar. “Unë do bëj cdo gjë që së bashku me kolegët e tjerë të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Ne s’e kemi me horoskop, si ata, e kemi me punë dhe me projekt që deri në 2017 të jetë Shqipëria një vend i zhvilluar. ..,Nuk ka rëndësi se në cfarë pozicioni do jem.Jam e nderuar të jem deputete e thjeshtë” - tha Topalli

REFORMAT BENE QE SHQIPERIA TE MOS BJERE NE RECENSION
Sipas Topallit Shqipëria është e vetmja që nuk ka rënë në recension falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm. “Bëj pyetje çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndërmerrnin reforma të rëndësishme në sektore të ndryshme. Reformat bënë të mundur që vendi ynë, jo se ska probleme, ka mjerim, varfëri, por të paktën nuk jemi në krizë, edhe pse jemi të rrethuar nga kriza, më shumë se cdo vend tjetër."

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë