Topalli me Konsujt: Liria
e kombit daton në vitin 1990

Topalli me Konsujt: Liria<br />e kombit daton në vitin 1990
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është takuar gjatë ditës së sotme me Konsujt e Nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Gjatë takimit që kryeparlamentarja ka pasur me ta, ajo është shprehur se 28 Nëntori është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët.

“28 Nëntori është një ditë e veshur me krenari dhe besim të veçantë. Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e pamposhtura të shqiptarëve. Është shpirti i pamposhtur i shqiptarëve që ka bërë që ne sot të jemi në ditëlindjen e kombit tonë. Historia jonë e lirisë është prej disa dekadash, por historia e lirisë së kombit tonë daton nga viti 1990, e më pas me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.” ka thënë Topalli.

Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit

Të nderuar zotërinj
Konsuj të nderit të Shqipërisë në të gjithë botën.

Unë ju uroj mirëseardhjen në këtë ditë të veçantë të Shqipërisë. takim me konsuj 1v
Për ne, shqiptarët, sot është një ditë e veçantë. 28 Nëntori është Dita e Pavarësisë, dita e flamurit tonë kombëtar dhe si e tillë është një ditë e veshur me krenari dhe me besim të veçantë.

Është një ditë ku secili prej nesh ka një reflektim mbi atë që ka qenë historia e Shqipërisë .Është një ditë nderimi dhe respekti për përpjekjet e paepura të shqiptarëve në shekuj.

Është shpirti i pamposhtur i shqiptarëve dhe shqiptarizmit që ka bërë të mundur që ne sot të jemi në 99 vjetorin e Pavarësisë së Kombit tonë. Në të njëjtën kohë, kjo ditë përbën edhe ditën e parë të vitit të ditëlindjes së 100 të Shpalljes së Pavarësisë.

Ata burra të mëdhenj që nënshkruan deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, jam e sigurt që do të ishin të gëzuar për Shqipërinë që ne kemi sot.
“Zjarri i shenjtë i Pavarësisë, thoshte Ismail Qemali, bëri të mundur që Shqipëria të ishte e pavarur”.

Në të njëjtën kohë, sot ne sot mendojmë, reflektojmë për sensin e madh të misionit dhe të sakrificës të atyre shqiptarëve nga Kosova, në të gjithë Shqipërinë.
Këtu dua të përulem me nderim ndaj përpjekjeve, kryengritjeve të mëdha të kombit tonë, ndaj Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Lef Nosit dhe të madhit Ismail Qemali.

Është një ditë frymëzimi i jashtëzakonshëm për ne shqipëtarët.
Është një ditë në të cilën padyshim ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që bën avokatinë e Shqipërisë dhe shqiptarizmit edhe gjatë viteve të fundit.

Unë e shoh shumë të veçantë takimin me ju, Konsuj të Nderit në mbarë botën. Unë e di mirë që ju e dini se historia jonë e lirisë është një histori e shkurtër .

Historia jonë e lirisë është prej disa dekadash, por historia e lirisë së kombit tonë daton nga viti 1990, e më pas me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ashtu siç e kanë thënë burra të mëdhenj të globit: “Lira funksionon.” Në Shqipëri dhe në Kosovë ajo funksionon në mënyrën më të shkëlqyer .

Ne jemi të vetëdijshëm se liria duhet shoqëruar me sensin e madh të përgjegjësisë.
Çdo gjë që ndodh në vendin tim dhe në kombin tonë kërkon dhe avokat kudo, në të gjitha vendet e botës.

Unë disa prej jush ju kam takuar në vende të ndryshme. Unë e di për punën tuaj të mrekullueshme, përkushtimin tuaj në promovimin e Shqipërisë, në avokaturën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Sot Shqipëria është një vend që do të befasonte të gjithë firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë, me energjinë e saj, transformimet e saj dramatike, të jashtëzakonshme.
Shqipëria është një vend i vogël, por me energji të mëdha dhe me nje optimizëm të jashtëzakonshëm.

Ne jemi një vend i vogël, por një vend me bukuri të jashtëzakonshme.

Është Shqipëria e maleve, e bregdetit, e kodrave,e blerimit.
Është Shqipëria e potencialeve të mëdha. Është Shqipëria e potencialeve në fushën e turizmit. Është Shqipëria e potencialeve për shkak të moshës së re të shoqërisë sonë. Është Shqipëria e potencialit të edukimit, të teknologjisë.

Unë dua t’ju falënderoj që keni gjetur kohën dhe sot të gjithë bashkë nga të gjitha vendet e botës të jeni në Shqipëri në ditën tonë të madhe, në ditën e flamurit.

Në këtë ditë në të cilën, ne të gjithë ndihemi më të frymëzuar. Një ditë që është një ditë reflektimi mbi historinë e Shqipërisë, mbi luftë e patriotëve, mbi fitoren e baballarëve të kombit tonë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'

Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'