TIRANË – Kryetarja në ikje e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, është përshëndetur sot në Kryesinë e Kuvendit, me ambasadorin e Italisë, z.Massimo Gaiani. Ajo e ka falenderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe e ka garantuar se integrimi i Shqipërisë në BE do të vazhdojë të mbetet një objektiv kryesor i Partisë Demokratike.
“Ne do të vijojmë të bëjmë të gjithë përpjekjet edhe në opozitë,” - tha ajo,- “ për të nxitur përshpejtimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Për Shqipërinë, nuk ka të ardhme më të sigurtë se ajo e anëtarësimit në BE dhe nuk do të lejojmë askënd ta pengojë këtë të ardhme”, - Topalli.
Nga ana e tij, Ambasadori Gaiani falënderoi Kryetaren e Kuvendit për kontributin e saj në bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve dhe dy vendeve tona.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com