Topalli në Pukë:
“Opozita sfidoi Kushtetutën”

Topalli në Pukë:<br />“Opozita sfidoi Kushtetutën”
PUKË - 21 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Pukës, kryetarja e kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishte e pranishmë në këtë qytet për këtë përvjetor. Topalli tha se megjithëse Shqipëria është zhvilluar gjatë viteve të fundit, kuvendi u përball gjatë dy viteve të fundit më nje mentalitet, që sic tha ajo sfidonte Kushtetutën. “Natyrisht përballë kemi një kryetar partie i cili nuk di çfarë është Parlamenti, nuk di çfarë është praktika parlamentare, nuk do të dijë çfarë është ligji, nuk njeh Kushtetutën. Detyra jonë nuk është për ti mësuar rrugën kundërshtarit politik, detyra jonë është për t`i qëndruar kuadrit ligjor, kushtetutës, vlerave, lirisë dhe përgjegjësisë që sjell me vete liria”-tha ajo.Kryetarja e kuvendit ka vlerësuar angazhimin e grave, të rinjve dhe të rejave të Pukës në radhët e Partisë Demokratike. Ndërkaq ajo ftoi drejtuesit vendorë që të punojnë për të otrganizuar aktivitete festive për 100- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

SHKODËR, PËRKUJTOHET RËNIA E KOMUNIZMIT
Qyteti i Shkodrës ka përkujtuar sot 14 janarin e vitit 1990, e cila i dha hov lëvizjeve antikomuniste në vend. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i ka cilësuar si heronj të gjithë ata që morën pjesë në ato demostrata kundër regjimit komunist në vend.
”Secili në shtëpinë e tij, në mbremje vonë priste që do t’i trokisnin tek dera për t’i marrë, për t’i burgosur apo për t’i internuar. Ne duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë .Ne Shkodranët lëvizjën e parë Anti-Komuniste, pas ardhjes së komunizmit në fakt e kemi bërë në 1945 në Malësi të Madhe dhe unë në datën 23 janar do shkoj në Kastrat për të festuar këtë përvjetor, dhe pastaj në vitin 1946 në Postribë”, tha Topalli.
22 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qëndër të qytetit dhe për disa orë me rradhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti.
Vite më vonë, më 14 janar 1990 po në Shkodër demonstrate e asaj dite shqetësoi udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB jugosllave.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga