SHKODËR – Pas kthimit nga Libani, kryeparlamentarja Topalli ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës ku është takuar me shtabin e emergjencës. Sipas kryeparlamentares, një situatë e tillë nuk ishte parë prej kohësh.
“Situatë e tillë nuk është parë prej dekadash. Është betejë me motin. Po bëht punë heroike, po punohet me helikopterë e fadroma. Jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar këdo që ka nevojë”, tha kryetarja e Kuvendit.
Topalli është kthyer në Tiranë, mbrëmjen e djeshme pas disa ditësh qëndrimi në Liban, pjesë e vizitës së saj jashtë vendit.

(aq/shqiptarja.com)