SHKODER -  Jozefina Topalli zhvilloi sot në Kastrat të Shkodrës një takim elektoral së bashku me kandidatin për deputet të PD-së Gjovalin Bzheta.

Pas përurimit të rrugës Hyrja Bajzë, me vlerë  250 milion lekë, ajo falenderoi banorët për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe mbështetjen në rritje që ata i japin Partisë Demokratike në të gjitha zgjedhjet.

“Ne flasim me vepra dhe kërkojmë votën tuaj për projektet e ardhshme. Ju bëni shtëpitë, ne bëjmë rrugët, ju mbillni tokën ne heqim tvsh-në për serat, në shtojmë subvencionet për farat, për plehrat kimikë, për fidanët. Ju punoni, ne do bëjmë edhe kanalizime, edhe kanale kulluese, edhe sisteme vaditjeje. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të vazhdojmë të rrisim punësimin, të ardhurat, mirëqenien, për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri europiane. ” tha Jozefina Topalli

Ajo premtoi se në Parlamentin e ardhshëm, PD do të  bëjë të gjitha reformat. "Ne e kemi të gjithë vullnetin dhe mundësinë për të plotësuar çdo kusht për të hequr vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- shtoi Topalli
Duke ftuar të gjithë për një pjesëmarrje sa më të madhe në votime Topalli tha se dita e votimit do të jetë një ditë feste, ku shqiptarët do të votojnë për të ecur përpara.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)