TIRANE- “Kjo është çmenduri”- komenton tepër e indinjuar kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në lidhje me vrasjet e ndodhura në ditët e fundit, ku 3 gra mbetën viktimë e dhunës bashkëshortore.

“Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin, ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet “- komenton Topalli duke publikuar dhe spotin e nismës globale kundër dhunës ndaj grave, “One billion rising”.


topalli

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)