Topalli – Martinez: Shqiptarët,
europianë si qytetarët e BE-së

Topalli – Martinez: Shqiptarët,<br />europianë si qytetarët e BE-së
TIRANË - “Shqipëria ka miq që e duan, e respektojnë dhe e mbështesin në rrugën drejt anëtarësimit në BE”. Ishte ky mesazhi që Zv.Presidenti i PE-së, Miguel Angel Martinez i dha Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit me të në Tiranë.
Në deklaratën zyrtare të Kuvendit, thuhet se Martinez ka vlerësuar rolin e Kryetares së Kuvendit gjatë procesit të përmbushjes së kritereve për integrimin, duke theksuar se hapat fundit që janë ndërmarrë, janë sinjale pozitive, që i shërbejnë kësaj rruge.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi Zv.Presidentin e PE për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe e informoi atë mbi hapat e fundit të ndërmarra nga klasa politike shqiptare në funksion të procesit të integrimit, ndërmarrjes së reformave dhe punës për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave.
“Dy vitet e fundit kanë qenë një periudhë e vështirë, në dy vite opozita bojkotoi Parlamentin dhe stopoi procesin e integrimit, por tani ajo situatë është tejkaluar, deputetët socialistë janë rikthyer në Parlament, në Komisionet Parlamentare, është krijuar një proces bashkëpunimi për reformat e integrimit. Të gjitha forcat politike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të kenë një objektiv të përbashkët: Integrimin e Shqipërisë në BE!”, tha Topalli.
Kriza financiare që ka prekur Evropën, ishte një tjetër temë e rëndësishme ku palët u ndalën kryesisht. Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht krizës së borxheve që ka luhatur edhe vende të fuqishme të Evropës, performanca ekonomike në Shqipëri është optimiste dhe vendi ka shënuar rritje pozitive ekonomike nga viti në vit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat