Topalli – Sanino: Vullnet unanim
çdo palë të impenjohet

Topalli – Sanino: Vullnet unanim<br />çdo palë të impenjohet
TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefano Sannino ka kërkuar nga të gjitha palët politike impenjim unanim dhe vullnet politik për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas faqes zyrtare të Kuvendit, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Sannino ka theksuar se Shqipëria duhet të vijojë me ritmin e reformave

“Për integrimin europian duhet një impenjim unanim dhe vullnet nga të gjitha palët. Shqipëria duhet të vijojë me ritmin e reformave. Në parlament ka zhvillime pozitive, siç janë votimi i disa prej ligjeve me 3/5-tat, nisja e punës për reformën zgjedhore, si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Ne ndjekim me vëmendje ecurinë e këtyre zhvillimeve, duke shpresuar që dialogu të jetë i qëndrueshëm”, deklaroi Saninno.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli falenderoi zotin Sannino për mbështetjen e KE-së dhe kontributin e tij personal në zhvillimet pozitive në Shqipëri.

“Si Kryetare e Kuvendit ndihem mirë që në nëntor opozita iu bashkua mazhorancës në një marrëveshje për votimin e ligjeve me 3/5 si dhe për Reformën zgjedhore. Presim që opozita t’i qëndrojë marrëveshjes së nëntorit. Në Parlament kemi zbatuar dhe do të zbatojmë vetëm ligjin, Rregulloren dhe Kushtetutën”, tha ajo.
Në takimin mes kryetares së Kuvendit Topalli dhe Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefano Sannino, merrte pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)