TIRANE - Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i të parës qeveri demokratike që vinte në pushtet pas 45 vitesh diktaturë komuniste, dhe ish-kryeministrat socialistë, që morën këtë pozicion në një periudhë të vështirë për vendin, Bashkim Fino dhe Pandeli Majko, bojkotuan ceremoninë që kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli organizoi sot pasdite.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit dhe ishte për të nderuar ish-kryeministrat e qeverisë shqiptare, që nga viti 1991 deri në vitin 2005, por edhe figura të tjera të cilat dhanë kontributin e tyre në historinë e politikës shqiptare.
“Çmimin do ta lëmë te zyra e grupit”- tha kryetarja e parlamentit duke iu referuar mungesës së dy ish-kryeministrave socialistë. Ndërsa për Aleksandër Meksin tha se: “Do ia linte në shtëpi”.
Bashkim Fino u vendos në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar nga 11 mars 1997- 24 korrik 1997, menjëherë pas ngjarjeve, të dhimbshme të 1997. Ndërkohë që Pandeli Majko drejtoi qeverinë nga 2 tetori 1998 - 25 tetor 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Në ceremoni ishte i pranishëm ish kryeministri Fatos Nano, i cili në gusht të vitit 1993 u burgos nga kryeministri Berisha për akuzën e vjedhjes dhe ish-kryeministri Ylli Bufi. Nga 10 vjet burg Nano bëri vetëm 4 vjet. Ndërsa sot ai u nderua nga kryeparlamentrja Topalli, sikundër u nderuan gjtihashtu edhe Ilir Meta, Ylli Bufi, Pjetër Arbnori dhe Vilson Ahmeti.
Ndërkaq vlerësim u nda edhe për personalitete që kanë bërë histori në politikën e vendit si Azem Hajdari, por edhe për personalitetet e Kosovës, si figura e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.
Si “çmim” për kontributin e tyre në politikë, kryeparlamentrja i dhuroi botimin me Aktet e Themelimit të Shtetit Shqiptar.
Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndër të tjera tha: “E që sot jetojmë ne sistemin e lirive dhe te vlerave universale. Jemi brezi, që ishim dëshmitarë të kapërcimit nga shekulli që lamë në shekullin e ri. Jemi dëshmitarë të kapërcimit të mijëvjeçarit të parë në të dytin. 20 vitet e fundit janë vitet e lirisë, janë vite të zgjedhjeve, janë vitet e tregut të lirë,vite të nderimit të besimeve fetare, të ndërtimit të Shqipërisë, të hapjes së saj, të ndryshimit të saj. Këto janë 20 vitet tona, këto janë vlera e kontributi ynë në kurorën e shtetit shqiptar. Këto janë fytyra e Shqipërisë sot, që ta gëzojnë fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Atyre, që në 200 vjetorin e Pavarësisë do kujtojnë kontributin tonë për këtë vend. Por Shqipëria nuk ka qene gjithmonë kështu. Në 100 vitet e saj kombi jone i ka njohur të gjitha. Ka njohur gëzimet, hallet, ka njohur dhimbjet, ka njohur lotët, ka njohur plagët siç ka njohur mençurinë, ka njohur burrërinë, ka njohur sakrificën, ka njohur atdhedashurinë.”
Kjo ceremoni u zhvillua në vijimësi të aktiviteteve në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku vetëm pak ditë më parë kryeparlamentarja nderoi figurën e gruas shqiptare, si dhe 40 personalitete të rëndësishëm në formësimin e historisë shqiptare.

(Foto, kryeparlamentarja pasi thërret emrin e Pandeli Majkos, i cili nuk ishte në ceremoni, për të marrë botimin me Aktet e Themelimit të Shtetit)

(Në foto, Jozefina Topalli dhe bashkëshortja e Azem Hajdarit, Jetmira Hajdari)
U NDERUAN:
Azem Hajdari
Pjetër Arbnor
Fatos Nano
Ylli Bufi
Vilson Ahmeti
Aleksandër Meksi
Bashkim Fino
Ilir Meta
Pandeli Majko
Ibrahim Rugova
Adem Jashari
Ndiqni linkun për të mësuar më shumë mbi këto personalitete KLIKO KETU
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja kush janë personalitetet politikë që u nderuan