Në jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë, Topalli nderoi dje personalitete të politikës së Shqipërisë e Kosovës, ku përfshihen Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, "Mandela" i Shqipërisë Pjetër Arbnori, Lideri i Lëvizjes Paqësore për Pavarësinë e Kosovës, Gandi i Ballkanit Ibrahim Rugova, Komandanti legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës Adem Jashari e ish Kryeministra të Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Duke u barazuar të gjithë në kontribute dhe vlera pavarësisht sa baltë është hedhur mbi të gjithë. Kryeministra pjesa më e madhe e të cilëve ishin "armiq" e të akuzuar të Berishës e vetë Topallit. Por që dje pasdite janë nderuar për kontributin e tyre në këtë 100 vjetor, pavarësisht se mbetet mister se për çfarë janë nderuar, për ato për të cilat Berisha i ka akuzuar, vrasje, korrupsion, shitje të vendit të greku e serbi, trafik femrash dhe droge, duke filluar nga Nano e deri tek Meta, apo kontribute në qeverisje. Topalli është përkulur përballë Nanos, Meksit, Metës, Majkos, Ahmetit, Bufit por dhe Rugovës, Jasharit dhe liderit të dhjetorit, të ndjerit Azem Hajdari. Munguan Meksi, Majko e Fino.
AZEM HAJDARI
Akuzat: "Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari", thotë Sali Berisha në vitin '96. Sipas tij: "Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç'nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, i cili ka qënë i vetmi pushtetar që ishte dhe kryetar i sindikatave". Deklaratë e vitit 1994. "Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve e të rakisë: Në "kafenenë e Xhelës" thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi e nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi e Këndezi, i keqtrajtuar nga Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat vendosi të ndërpresë grevën e mezeve e rakisë", akuzon Berisha. Përjashtohet dy herë nga grupi i PD për arsye banale.
PJETER ARBNORI
Akuzat: Pjetër Arbnori është akuzuar shpesh nga segmente të caktuara brenda PD, të cilët kanë sponsorizuar deklarata publike kundër "Mandelës" shqiptar për ngjarjen e Shkodrës më 2 prill por dhe për veprimtari të mëhershme në favor të Sigurimit famëkeq të shtetit, akuza që janë hedhur poshtë nga vetë Arbnori dhe bashkëvuajtësit e tij. Në rrethana të pashpjegueshme i zihet zona elektorale pikërisht nga kryetarja aktuale e Kuvendit Jozefina Topalli në Shkodër, duke e vënë në një zonë të vështirë dhe duke e humbur përballë kandidatit socialist të ndjerit Lekë Çuko. Ndahet nga jeta në rrethana të paqarta në një spital në Italinë e Jugut, ku kishte shkuar për mjekime, në gjendje të mirë.
FATOS NANO
Akuzat: Përplaset në burg në vitin 1993 pak kohë pas fitores së bujshme në zgjedhjet vendore, nën akuzën e përvetësimit të ndihmave italiane përmes "Levante Co". Ridënohet sërish dhe vetëm ngjarjet e vitit 1997 bënë që të shpëtonte me katër vite burg. Amnistohet, dhe në fund merr pafajsinë pasi u bë kryeministër. Eshtë akuzuar nga Berisha si njeriu më i korruptuar në Shqipëri, antikombëtar, progrek, proserb. Pika kulminante ka qënë ora 12.00 e 12 shtatorit të vitit 1998 kur kreu i opozitës së atëhershme e akuzoi për vrasjen e Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, dhe u tentua për grusht shteti më 14 shtator 1998, që solli pushtimin e institucioneve dhe largimin e Nanos në Maqedoni. Akuzat kanë vijuar ndaj tij me intensitet në rritje dhe me çfarë mban fjalori deri më 2005 kur dorëzoi paqësisht pushtetin.
YLLI BUFI
Akuzat: Kur ishte kryeministër i qeverisë së stabilitetit, deklarata e tij se vendi ka vetëm 6 ditë bukë, shërbeu si piketë nga ku Berisha dhe opozita e atëhershme sulmoi kundërshtarët politikë. Sulmet e Berishës kanë qënë me të vërtetë të forta ndaj Bufit kur ishte Ministër i Ekonomisë e Privatizimit, duke e akuzuar se përfitoi nga privatizimet e pasurive shtetërore.
VILSON AHMETI
Akuzat: Akuzohet nga mazhoranca e atëhershme e Berishës për skandalin financiar 'Arsidi'. Pasi del në asistencë nga qeveria demokratike arrestohet me akuzën për përfitimin e 1.6 milionë dollarëve. Qëndron në arrest shtëpie dhe dënohet nga gjykata me 2 vjet heqje lirie në shtator të 1993 por më 1995 merr pafajësinë.
ALEKSANDER MEKSI
Akuzat: Aleksander Meksit, ndonëse me tone të ulta demokratët nuk ia kanë falur qëndrimin e tij të palëkundur se shkaktar i sistemit piramidal ishte vetë ish-presidenti Berisha, duke e akuzuar për rënien e shtetit dhe mungesën e konsolidimit të tij. Mënjanohet tërësisht nga PD, ndonëse statusi e lejonte të ishte anëtar i KK.
BASHKIM FINO
Akuzat: Bashkim Fino ka qënë ndër mnë të goditurit e Berishës. Është akuzuar se ka dashur të sulmojë presidencën kur ishte kryeministër. Më pas Berisha e cilësonte si një ndër më të korruptuarit e ministrave të qeverisë socialiste me epitetin "Tulaku i korrupsionit", kazusi i Berishës
ILIR META
Akuzat: "Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrëzikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura", thoshte atëherë Berisha. Për Metën e bashkëshorten e tij, Berisha pak vite më parë akuzonte se mbi këta të dy rëndojnë dy varre e dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. "S'do jetë e largët dita kur Ilir Meta do mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve", thoshte Berisha. "Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllevërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve", thoshtë Berisha duke e akuzuar dhe për vjedhjen e votës në vitin 2001 por dhe për vrasje në vitin 2000. Akuza këto që u forcuan pas ndalimit 4 orësh të Berishës nga policia e komisariatit 2 në Tiranë.
PANDELI MAJKO
Akuzat: Eshtë akuzuar për drejtim diletant të qeverisë, për shpërdorime në Ministrinë e Mbrojtjet e deri se është me kartelë mjekësore dhe që mjekohet për probleme psiqike.
IBRAHIM RUGOVA
Akuzat: Për vite të tëra akuzohej nga bashkëpuntorët e Berishës si njeri i Beogradit dhe se drejtonte një lëvizje të majtë. Për vite të tëra kanë vijuar sulmet ndaj tij dhe vetëm në vitet e fundit të jetës u rregulluan marrëdhënjet mes tij e Berishës.
ADEM JASHARI
Akuzat: Pasi ishte stërvitur ushtarakisht në fund të viteve '80 pranë ushtrisë shqiptare, në vitin 1995 arrestohet në Tiranë për llogari të Beogradit. Më pas me shpalljen e UÇK Jashari cilësohet nga Berisha dhe opozita e atëhershme si agjent i UDB.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com