Topalli në FB numëron 'zullumet'
e qeverisë,kërkon 'zgjimin' e PD

Topalli në FB numëron 'zullumet'<br />e qeverisë,kërkon 'zgjimin' e PD
Ish nënkryetarja e Parlamentit dhe ish numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkon reagimin e opozitës në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Deputetja demokrate nëpërmjet një statusi në FB lë të nënkuptojë se opozita duhet t’i përgjigjet situatës duke mos ndenjur në heshtje.

Statusi i plotë i Topallit në "Facebook"
Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap; 
Ik FMN...
Ikin ne korrik 7000 shqiptare te tjere per azil, 
Ikin dritat dhe uji ne kulmin e sezonit turistik nga Velipoja ne Sarande
Ikin te tortuar emigrantet shqiptare qe per te marre pasaporten e femijeve , zejne rradhet me dite ne kulmin e te nxehtit , ku marrin dhe ndonje grusht...;
Ikim lart ne rendidtjen per cmimin me te shtrenjte te naftes,...fusim ne burg femije 4 vjecare dhe e trajtojme si kafshe...; grabiten si kurre me pare banesat edhe ne qender te qyteteve...
Ikin per pushime te gjata dhe "udheheqesit " politik...
Dhe asgje nuk ndodh..
Pse?
Pyetjen nuk e kam per kliken ne pushtet, Jo!
Pyetjes duhet t'i pergjigjet opozita.

Humbja
Situata postzgjedhore ishte momenti që ringjalli debatin dhe përplasjet brenda PD mbi përgjegjësinë e humbjes në 21 qershor. Deputetja e PD, Topalli pranoi disfatën e opozitës dhe kërkoi analizë, për të nxjerrë shkaqet e humbjes dërrmuese, siç e quan ajo. “Ne nuk kemi fituar dhe as nuk kemi bërë hap të madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatët ajo ka ardhur se vërtetë kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur më shumë se kemi shtuar ne.

Por edhe tek vota e kandidatëve ne jemi minus 11%, apo minus 169 mijë vota. Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi -20%, ndërkohë si koalicion jemi me minus 482 mijë vota. PD ka një betejë të vështirë përpara. Por, PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, ka deklaruar më herët, Topalli. Ndërkaq, pjesë e polemikave u bënë edhe disa kryetarëve të degëve në rrethe, të cilët bënë përgjegjës për humbjen deputetët, duke mos kursyer as ish nënkryetaren e PD, Jozefina Topalli, e cila nga ana tjetër i kërkoi kryetarit Basha, të mbajë qëndrim ndaj drejtuesve lokalë.  

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën