TROPOJE - Nga qyteti i Tropojës ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk ka hezituar të flasë me superlativa për kryeministrin Sali Berisha të cilin e cilësoi burrë kombi.
"Është për shkak të Sali Berishës që ky vend ka ecur, është për shkak të këtij burri kombi që ky vend është transformuar, është për shkak të tij që kjo parti në 22 vite pluralizëm ka 13 vite në pushtet, që punon, që e konsideron mision ndryshimin. Ne do fitojmë, sepse kur fiton Partia Demokratike, fiton Shqipëria, fiton kombi, fitojnë shqiptarët. Ne do të bëjmë Shqipërinë një vend të zhvilluar. Fitore në 2013!”
Sipas Topallit, në mandatin e ardhshëm shqiptarët do të bëjnë të mundur që të heqin pritën e fundit të pabesisë që Edi Rama ka vendosur përpara ëndrrës së shqiptarëve.
"Ju do ta rrëzoni. Shqiptarët do ta rrëzojnë. Ajo është prita e fundit dhe fundosja e njeriut që tenton të pengojë ëndrrën tonë për t’u bashkuar me familjen europiane. Unë besoj se ne hyjmë në fushatë elektorale me premtime të mbajtura, unë besoj sepse ne kemi Sali Berishën. Unë besoj se kur fiton Sali Berisha, fiton Shqipëria, fiton kombi, fitojnë shqiptarët".
(d.m/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com