“Kuvendi i Shqipërisë përmes një tenderi ndërkombëtar i cili është njoftuar edhe në gazetat ndërkombëtare, ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve elektronike që sot nuk punojnë. Pasi është hapur tenderi faza e tretë është bërë në zyrën e zonjës dhe në një hotel në Napoli. S’e kemi marrë një kompani nga Napoli na e ka lënë kjo Manushqja. Sot çohet e ankohet për foninë manushaqja. Përse e bërë me negocim pa shpallje këtë procedurë, përse shkove personalisht në Napoli të negociosh kontratën për foninë, unë të kam thënë shpesh nuk kam asnjë personale me ty, ju i keni bërë keq këtij vendit. Dhe në pozicionin që jeni vendit nuk i bëni më keq, vetëm sa i bëni keq kësaj partisë së shpartalluar”, tha Balla.
Por sipas Ballës ky nuk është i vetmi abuzim që Jozefina Topalli ka bërë kur ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë. "834 mijë kilometra rreth botës harxhonte ajo aty, nuk ke faj ti moj zonjë. Kemi faj ne që për hir të bashkëjetesës me opozitën administrata e Kuvendit nuk ka bërë ende një auditim të saktë dhe të të çojë ty në prokurori. S’ke faj, të na bësh ti të ndershmen. 750 mijë euro vetëm naftë në vit? Keni parë të harxhojë kryetarja e Kuvendit? Ja kjo, merrte dhe dietën, se gjoja jetonte në Shkodër dhe e kishte shtëpinë në bllok, merrte 1 milionë e 400 mijë muaj për muaj. Edhe tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është kontraktuar. Këtë tenderin e fonisë e di Jozefina ku e ka negociuar në cilin hotel apo restorant në Itali", - theksoi Balla.
Kundërpërgjigja që Balla mori nga Topalli ishte e shkurtër: Vish takat dhe të kthej përgjigje!
Topalli: Ka dy vite që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Më vjen keq për Partinë Socialiste që ka ngelur për tu mbrojtur nga ky burrë 1.50. Të veshë taka pra të vijë të flasë këtu. (Ballës) Vish një herë taka.
Balla: Do vish të më masësh? Unë sikurse i thash shokut tënd të bankës, po të them edhe ty. Kam të njëjtën moshë me dhëndrin e Jozefinës dhe nuk do ja lejoja vetes të kaloja në njw nivel fyerjesh e centimetrash me një gjyshe apo nwnw si Jozefina. Vetëm se ti ke një problem të madh, ti do mbahesh mend si e vetmja zyrtare në këtë vend që për të shoqëruar vajzën në shkollën e lartë në Francë i çove dhëndrin në shërbim diplomatik atje dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe nuk gjente dot argument se ishte vetëm këngëtar.
Debatet
Topalli: Është ora 12:00 kemi dy orë që presim këtu, sepse as sistemi i fonisë këtu nuk funksionon, gjë që është e turpshme. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar për skandalet më të mëdha që kanë shpërthyer, duke filluar nga jaguaret. Kur ka ndodhur që një kryeministër të ketë 8 makina personale, dhe të porosisë 14 të tjerë për nëpunësit e tij, pa folur për makinat e qeverisë dhe të ministrave. A kemi ne luksin të flasim për makinat më luksoze? Këtu kemi një tjetër tender ku të njëjtit mik të kryeministrit për ambulancat i jepet tenderi i fundit.
Balla: Në ka njeri fajtor jo për foninë por për hajdutërinë me fondet e Kuvendit për vite me radhë është ajo aty. Do të nxjerrim se ç’tender ka bërë zonja për foninë e Kuvendit. Si e kemi paguar për teknologji gjermane dhe kemi marrë një teknologji të shkatërruar kineze. E ke bërë ti zonjë, ti që bën si e ndershme. 834 mijë kilometra rreth botës harxhonte ajo aty, nuk ke faj ti moj zonjë. Kemi faj ne që për hir të bashkëjetesës me opozitën administrate e kuvendit nuk ka bërë ende një auditim të saktë dhe të të çojë ty në prokurori. S’ke faj, të na bësh ti të ndershmen. 750 mijë euro vetëm naftë në vit? Keni parë të harxhojë kryetarja e Kuvendit? Ja kjo, merrte dhe dietën, se gjoja jetonte në Shkodër dhe e kishte shtëpinë në bllok, merrte 1 milionë e 400 mijë muaj për muaj. Edhe tenderi i rikonstruksionit të kësaj salle nuk dihet si është kontraktuar. “Hajde këtu rregulloje se rregullohemi më mbrapa me lekët tek tunxhi”. Këtë tenderin e fonisë e di Jozefina ku e ka negociuar në cilin hotel apo restorant në Itali, se tenderi dihet qe e ka fituar nje kompani napolitane.
Leskaj: Sa i përket defektit të fonisë na i ke lënë ti peshqesh
Topalli: Ka dy vite që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Për të mbrojtur kryeministrin Rama është vetëm një gojështhurur që paguhet për të shpifur, për të sharë, mua nuk më bën përshtypje. Qeveria e 1 milionë shuplakave është nën dimrin e vetmisë së madhe. Ngrihuni në këmbë që të shiheni e pastaj flisni. Para pak vitesh kur kam qenë në karrigen e zonjës i kam kërkuar rojeve të kapnin për zhelesh e ta nxirrnin jashtë. Ju kërkoj ndjesë, sot është koha që shqiptarët kanë për tu qit për zhelesh e kanë për t’ju nxjerrë të gjithë jashtë
Balla: Zonja ka histori të trishtueshme në jetën e vet dhe unë e kuptoj. Te gjithe e dine historine e saj ne Institutin e Mistrit., je hequr edhe si e persekutuar.Ti zonje ke problemet e tua se edhe në partinë tënde nuk të duan më, ne jo e jo se s’të kemi dashur ndonjëherë. Por frustrimet e tua personale mbaji për vete, ndërkohë mbaj Saliun se Luli nuk të do.
Edmond Spaho: Merrni masa, rregullojeni sepse nuk është diçka që kërkon shpenzim të madh. Lini diçka nga kopeja e jaguarëve dhe rregulloni foninë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)