Topalli: Opinioni, plan për institucionet

Topalli: Opinioni, plan për institucionet
STRASBURG - Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin e tij për Shqipërinë. Vendimi është marrë në prani të kryetarja së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe bashkëkryetarëve të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.
Sipas deklaratës zyrtare të Kuvendit, Topalli, duke u ndalur në opinionin e paraqitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias, theksoi se ai përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet.
“Konkluzioni i Komisionit të Venecias se e drejta e votës, si e drejtë e njeriut, mbizotëron dhe se legjislacioni duhet të përmbajë procedura për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën nje konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave. Institucionet në Shqiperi nuk gabuan kur vendosën t’i përfshijnë këto vota në rezultat dhe rasti i Shqipërisë meriton të shënohet si një rast pozitiv i respektimit të vullnetit të zgjedhësve”, tha Topalli.
Sipas saj, reforma zgjedhore nuk është një detyrë e lehtë, por Shqipëria është e vendosur ta bëjë atë duke e konsideruar suksesin si një gur milear në rrugëtimin e saj drejt BE.
Presidenti Bukikjo vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shprehu gadishmërinë për të vijuar më tej bashkëpunimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera

Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera