Topalli peticion Ramës me 100
buxhetorë: Lejo votimin e ligjeve

Topalli peticion Ramës me 100 <br />buxhetorë: Lejo votimin e ligjeve
TIRANE - Pas 23 intelektualëve shqiptarë të cilët i dërguan dje Kuvendit një peticion mes së cilit i kërkonin kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të lejojë deputetët e PS të votojnë 3 ligjet në Kuvend, 77 personalitete të tjera i janë bashkuar kësaj nisme. Firmëtarët e peticionit rezultojnë të jenë të gjithë punonjës të shtetit, kryesisht artistë të TKOB dhe mjekë të QSUT.

Personalitetet e reja të cilat kanë firmosur peticionin sot si kompozitori Shpëtim Saraçi, koreografi Rexhep Çeliku, prof.dr. Nestor Tereska, dirigjenti Sulejman Balteza dhe shumë intelektualë të tjerë, mes letrës që mban mbishkrimin “Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare, Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET”, kërkojnë që të miratohen 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament është njëherësh kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, nismëtarët e peticionit sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike! “Ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe Kryetari Partisë Socaliste, zoti Edi Rama”, bën të ditur zyra e shtypit.

LETRA E INTELEKTUALEVE DREJTUAR EDI RAMES
Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare

Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!

Në ato fillime të viteve ’90, nëse ndonjë do guxonte që të shihte edhe në ëndërr se mbas njëzet vitesh dikush në Shqipëri, jo vetëm që nuk do donte të bënim hapa drejt Evropës, por edhe do guxonte te vinte pritë e të bllokonte rrugën drejt SHTËPISË sonë, kur vetë Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht që do përbuzej nga të gjithë, do konsiderohej si i sëmurë pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit të vet.

Por ja që fatkeqësisht, ëndrra të tilla të mbrapshta na u bëkan realitet.
Bashkimi me Evropën, të qenit normal si të tjerët, më shumë se një projekt politik, paska qenë një projekt shpirtëror i popullit shqiptar, i cili na rezulton një humbës i madh. Kemi humbur nderin në një betejë të pakryer me veten tonë, jo për fajin tonë.

E ne, nuk duam të jemi një popull humbës. E ne, nuk duam të na venë përsëri prita. Ne nuk pranojmë më që dikush të na bllokojë rrugën për tek SHTËPIA. Mjaft me PRITA. Ne duam të fitojmë mbi veten tonë, mbi të gjitha mbrapshtitë, mbi të gjithë gurët ndër rrota, mbi të gjitha pabesitë dhe bllokimet. Ne duam që t’i kemi kryet lart në historinë e re, duke mbetur të përkulur në respektin mbi aspiratat evropiane të të parëve tanë.

Ju rikujtojmë se në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj.

Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë.

Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacënueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!

LISTA E FIRMOSESVE TE PETICIONIT
1. Ismail Keta Kampion bote ne sportin e Kick dhe Thaiboxit
2. Kastriot Cipi Regjizor
3. Fatmir Frasheri ish futbollist i sport klub tirona
4. Elma Doresi regjizore
5. Agustin Kola ish futbollist
6. Edmond Zhulali Kompozitor
7. Shpetim Saraci Kompozitor
8. Rexhep Celiku ( Koreograf)
9. Prof,DR Nestor Tereska
10. Prof DR Hysen Heta
11. Prof. DR Anila Godo
12. As.Prof.Petrika Afezolli
13. Prof. Polikron Pulluqi
14. Prof.As Thanas Furrera
15. As.Prof Gerond Hysi
16. As.Prof. Edvin prifti
17. Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli
18. Pjerin Krapi mjek
19. Esmeralda Kushi mjek
20. Edlira Ndreu mjeke
21. Jeta Beli mjeke
22. Elenka Shehu mjeke
23. Ilir Peposhi mjek
24. Kujtim Qenani mjek
25. Genc Kastrati ( Valltar Soliste)
26. Sokol Malneu mjek
27. Klodian Hoxha actor
28. Suela Konjari aktore
29. Ismete Zwmblaku muzikante
30. Mira Turku muzikante
31. Merita Spahija Piktore
32. Xhavit Ujkani Muzikant
33. Ornela Bregu Psikologe
34. Danjeta Alia
35. Marilda Furrxhi Aktore
36. Florinda Mazreku Aktore
37. Denardi Xhillari Aktor
38. Kujtim Dimo Mjeshter
39. Enkelejda Thertori mjeke
40. Merita Bardhoshi mjeke
41. Sulejman Balteza( Dirigjent )
42. Manola Kelmendi mjeke
43. Jolanda Daka mjeke
44. Agron meshi mjek
45. Fahri kokiqi mjek
46. Alban hatibi mjek
47. Ilir Shenduli mjek
48. Fadil Grashica mjek
49. Arjana Sina mjeke imazheriste
50. Olvis Petre mjek pneum.
51. Alma Teferici mjeke pneumo
52. Ibrahim Selishta Akrobat
53. Ilirjan Mima pneumo
54. Anila Aliko mjeke pneumo
55. Ornela Nuredini mjek pneumo
56. Dafina Todri mjek pneumo
57. Rezarta Kazazi mjek pneumo
58. Holta tafa mjek pneumo
59. Gerald Shima Akrobat
60. Laureta Ihlami mjek pneumo
61. Sokol Papa mjek
62. Jonida Dika mjeke
63. Vilma Cadri mjeke
64. Edmond Benusi mjek
65. Sanije Caka mjeke
66. Simon Manjani
67. Drane Sula mjeke
68. Rudian Blakcori mjek
69. Julia Kollcaku mjeke
70. Xhentiljan Nezaj mjeke
71. Tatjana Petriti mjeke
72. Alma Kalaja mjeke
73. Makbule Naipi Kastrati mjeke
74. Florta Konomi mjeke
75. Suzana Kurti mjeke
76. Eglantina Debra mjeke
77. Filloreta Xhomaqi mjeke

LISTA E PERSONAVE QE FIRMOSEN DJE
1. Prof. Dr. Pal Xhumari
2. Prof. Arvin Dibra
3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa
4. Prof. Xheladin Dracini
5. Dr.Shkencave Sajmir Heba
6. Prof.Dr. Silvana Bali
7. Prof. Dr. Hasan Hafizi
8. Lusianda Shkembi Mjeke
9. Dhimitraq Argjiri Mjek
10. Natasha Themeli Mjeke
11. Olta Gixhari Aktore
12. Llaqi Nako Baletmaester
13. Prof.Dr. Nora Çashku Pianiste
14. Arben Morina Piktor
15. Kristi Bello Kompozitor
16. Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
18. Visar Zhiti Shkrimtar
19. Prof. Salvator Bushati Akademik
20. Niko Xhaçka Mjeshter i madh i Sportit
21. Bujar Llapaj Dirigjent
22. Gezim Peshkepia ish i burgosur politik
23. David Tukiqi Kompozitor

LISTA ME FIRMAT E INTELEKTUALEVE 
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë