Topalli: Po aleati strategjik ShBA
hyn në trekëndëshin e piktorit
Kryetarja e Kuvendit, ende në detyrë, Jozefina Topalli ka komentuar sot në faqen e saj në Facebook intervistën e kryeministrit në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama mbi 'trekëndëshin strategjik Itali-Turqi-Greqi të politikës së jashtme".
TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, ende në detyrë, Jozefina Topalli ka komentuar sot në faqen e saj në Facebook intervistën e kryeministrit në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama mbi 'trekëndëshin strategjik Itali-Turqi-Greqi të politikës së jashtme". "Po aleati ynë strategjik SHBA a hyn ne trekëndëshin e piktorit?!.....", ka pyetur Topalli.
Ajo ka kujtuar se "gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz sllogani për "trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje". Sot, rilindasi Edvin foli përsëri për trekëndëshin...(natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekendëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, "Turqi-Itali-Greqi". Pa asnjë koncept dhe i kompleksuar, si gjithnjë, nga padijet e tij, bëri sikur foli edhe për politikën e jashtme".
KOMENTI I PLOTË I JOZEFINA TOPALLIT"Trekëndëshi i piktorit apo aleatët e shqiptarëve!
Të dashur miq! Gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz sllogani për "trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje". Sot, rilindasi Edvin foli përsëri për trekëndëshin...(natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekendëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, "Turqi-Itali-Greqi". Pa asnjë koncept dhe i kompleksuar, si gjithnjë, nga padijet e tij, bëri sikur foli edhe për politikën e jashtme. Renditjen parësore të vendeve të trekëndëshit të tij e ndryshon, pa problem, 3 herë në ditë sipas telefonatave të Ditmirit në varësi të vizitës së radhës. Po aleati ynë strategjik SHBA a hyn ne trekëndëshin e piktorit?!.... Gjithnjë e më shumë dhe jo vetëm nga bratelet, Kryerilindasi po ngjason me Spahiun e dylbive!".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35