SHKODËR - Nënkryetarja e Partisë Demokratike si edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte dje mes banorëve të fshatrave Rragam e Rrenc të Shkodrës. Topalli premtoi se "në mandatin e ardhshëm do realizojmë projektin e madh të vaditjes, ujësjellësa e më shumë subvencione për bujqësinë, si dhe falë lehtësimeve fiskale".
Por ajo ka premtuar të njëjtën shifër investimesh për bujqësinë sikurse edhe Edi Rama gjatë gjithë fushatës së tij: "160 milionë dollarë për bujqësinë në mandatin e ardhshëm".
Banorët biseduan me Jozefina Topallin për prodhimet, për infrastrukturën, për shkollat e fëmijëve dhe për kërkesat e tyre. Topalli siguroi banorët se do vazhdojë të kujdeset personalisht për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes së çdo kërkese të tyre.
"Punësimi - tha Topalli - është prioriteti ynë në mandatin e ardhshëm. Ne do të mbyllim të gjithë infrastrukturën e fshatrave, kanalet kulluese, ujsjellësat, sistemet e vaditjes".
Ajo tha se "gjatë këtij mandati 60 milionë euro janë subvenciunuar për bujqësinë. Mandatin e ardhshëm do të subvencionojmë 160 milionë euro. Kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, por kemi ende projekte të tjera për fermerin, për bujqësinë, për fshatin.”
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com