Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë dhe disa qarqe të tjera, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike.

Një prej kandidatëve Gjon Ndoj vjen nga një familje e persekutuar, i cili në 1991 diplomohet në finance, ndërkaq është ish student i dhejtorit të 90’, nismëtar në mbledhjen e firmave për themelimin e PDSH, pjesmarrës në grevën e urisë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universtiteti. Në vitet më të vështira të PD 1997-2001 ai është zgjidhur dy herë kryetar i PD në Mirditë me 3 fushata elektorale në favor të PD.

Nga prezantimi i kandidatëve Topalli deklaroi se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është as e PD dhe as e PS. Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja pas qarkut të Lezhës, vijoi më tej më pas me prezantimin e kandidatëve në disa qarqe, si Dibra, Berati dhe Kukësi.

“Që nuk ka një Shqipëri te rilindjes apo një Shqipëri të republikës së re, por një Shqipëri të vjedhur. Dhe për këtë arsye, bashkë me ekipin e Lëvizjes për Ndryshim me listat më të mira të kandidatëve të 3 dekadave, bashkë me shpresën e një punonjësi te administrates publike apo te bashkise qe me date 25 Prill do te kendoj kengen e lirise ne kutine e votimit, me shpresen e emigranteve tone qe kur jane detyruar te ikin kanë menduar që një ditë Shqipëria do të bëhet vendi që ikën për të kërkuar, me shpresën e një djali të një punëtori të thjesht që guxon të sfidojë shanset, me shpresën e një gruaje e cila ka rënë pre e dhunës në familje dhe nuk ka gjetur mbrojtje, e megjithatë beson se Shqipëria një ditë do të ketë vend dhe për të.

Me shpresën e një kryefamiljari i cili edhe pse punon shume fort nuk arrin ti siguroje një jetë dinjitoze familjes së tij, e megjithatë e din mirë se ndershmëria është rruga. Me shpresën e një të riu që edhe pse ka kaq kohe që kërkon pune dhe nuk e gjen,e din mire qe do të vijë një ditë që do të vlejë meritokracia Me shpresën e madhe dhe nevojën për ndryshim dua te prezantoj listën e kandidateve, një liste që për Shqipërinë e djeshme ka qene nje mirazh, nje liste e nxjerre nga një sirtar qe dukej se nuk do te hapej kurrë, një liste qe bashke me ekipin e LN e kemi pagëzuar si "Ëndrrat e vendit tim”, tha Topalli.

Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. 

Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër”, shtoi ajo.

Pak ditë më parë kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ka prezantuar edhe 12 kandidatët për deputetë në Tiranë. Listën me 12 kandidatëtë për deputetë në Tiranë, Topalli e ka cilësuar si më e mirë në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetë të tillë të ulen në Parlament. Mes emrave, tha Topalli, janë mjekë, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

LISTA ME KANDIDATË:
1-Matilda Gjini
2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini
4-Dod Prenga
5-Amarda Gjini
6-Erida Lazimi
7-Sandra Gjeleshi
8- Klavia Pema

1614679061_Screenshot1.jpg