TIRANE-Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama i është përgjigjur mbrëmjen e së dielës Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dekletarës qe ajo pati bërë në mesditë duke e konsideruar Kongresin e PS si Kurban Kongres. "Kurbankongres Jozefinë? - shkruan Rama në twitter. - Ashtu do ta doje po s'të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta bleje jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren". Festa e Kurban Bajramit detyroi Partinë Socialiste të shtyjë numërimin e votimeve për anëtarët e Asamblesë Kombëtare për nesër. Ndërkohë gazeta "Shqiptarja.com". zbulon prapaskenat e kongresit të Partisë Socialiste të mbajtur dje në sallën e Pallatit të Kongreseve, deri në orët e vona të mbrëmjes. Po sot, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pas vizites se kryer ne Komunitetin Mysliman per Festen e Bajramit, u shpreh para gazetareve se soclaistet kishin bere nje Kurban Bajram.
ASAMBLEJA, NESER NUMERIMI PS bën të ditur se numërimi nis nesër rreth orës 09:00 të mëngjesit. Zyra e shtypit e PS-së njofton për këtë arsye kutitë me fletët e votimit janë transportuar nga Pallati i Kongreseve drejt selisë së PS-së dhe janë të dyllosura. 1 500 delegatët e pranishëm në Kongresin e PS kanë hedhur votën për të përzgjedhur 120 anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa 65 anëtarë të tjerë hyjnë automatikisht. Automatikisht në Asamble hyjnë dhe ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi dhe funksionarë të lartë publik si dhe kryetarët e partive të rretheve të cilët janë organizuesit e punës në bazë.
Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se lista e të përzgjedhurve për tu votuar për në Asamblenë e Partisë Socialiste, është e mbushur plot emra, që dikur kanë qenë ish bashkëpunëtorë të Fatos Nanos, e që në një mënyrë apo në një tjetër kanë qenë të mënjanuar nga PS. Numërimi ka vazhduar deri në mesnatë, për të vijuar gjatë ditës së sotme. Në listën e të përzgjedhurve janë emra si Anastas Angjeli, Agron Duka, Bashkim Zeneli, Ilir Zela, Musa Ulqini..etj. që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish kryetarit të PS, por pas vitit 2005, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë qenë të distancuar nga PS. Pas 6 vjetësh pa ndonjë aktivitet të dukshëm politik, ata rikthehen në listat për të qenë direkt anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.(Listen e plote te emrave mund ta gjeni të publikuar sot ne Gazete)
Delegatët e kongresit kanë rënë të gjithë dakord që emri i Dritëro Agollit të mos votohet, por të jetë ai anëtari I 101 i Asamblesë. Më pas do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.
SMS E DELEGATEVE PER RAMENGazeta hapet me kryeartikullin “Sms e delegatëve për Ramën:“Vure tradhëtarët në presidium”.
"Edi Rama do të jetë ndjerë në vështirësi kur në celularin e tij BlackBerry, ndërkohë që Blendi Klosi po thërriste në presidium të gjithë ata që do të dilnin përballë qindra delegatëve të kongresit, i erdhi një mesazh. Dhe pavarësisht se kryetari i PS mendonte se gjithçka do t’i vinte fjollë, punët nuk dukeshin dhe kaq mire në sallë, aty poshtë, kur njerëzit, përveçse shihnin fasadën, nuk dinin se ç’ndodhte pas kuintave, pra realisht, nuk dinte për përpjekjet e gjithsecilit që punimet e këtij kongresi të ishin në rregull."
Prapaskenat e Kongresit, dhe se kush i dërgoi sms-ne Edi Ramës mund t`i lexoni në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46