TIRANE - Jozefina Topalli, kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, dikur kishte ambicie për t’u bërë presidente e vendit, ndërkohë që tashmë do të jetë ndoshta një deputete e thjeshtë e Kuvendit të Shqipërisë, madje dhe në PD mund të jetë e thjeshtë.
Nuk dihet nëse kjo ëndërr e vjetër e saj gjallon ende, por në një postim të fundit të saj në Facebook, ajo shqetësohet se përse një tjetër femër, Hillari Klinton, nuk po thotë ende që do kandidojë për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Hillari Klinton, gruaja më interesante e kësaj kohe, ende nuk ka thënë nëse do të kandidojë për presidente e SHBA në vitin 2016.
Por mediat, edhe pse ajo është larguar që në shkurt nga detyra e Sekretares së Shtetit, e kanë në qendër të vëmendjes. “Është koha e saj,” shkruajnë disa prej tyre. Të tjera media e grupe kanë nisur sulmin ndaj Klinton. Në vizitën e saj zyrtare, para disa muajsh, në Kuvendin e Shqipërisë, do mbetet e paharruar fjalia e saj: Nëse dëshironi të shikoni një demokraci në zhvillim, ejani e vizitoni Shqipërinë,” shkruan Topalli në Facebook.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com