Topalli: Rama punoi kundër
elektoratit të majtë, bllokoi statusin

Topalli: Rama punoi kundër <br />elektoratit të majtë, bllokoi statusin
SHKODER - Nga qyteti i Shkodrës, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka akuzuar liderin e opozitës Edi Rama si shkaktarin kryesor për bllokimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Sipas Topalli, kryesocialisit Rama punoi madje edhe kundër elektoratit të majtë.

“Këshilli Evropian voton për statusin opozita në parlamentin shqiptar nuk voton për statusin. Duket se është e pakoment, gjëja më e rëndë që kryetari i opozitës mund t’i bënte socialistëve të vet së pari dhe gjithë Shqipërisë, por dëmi është bërë”, u shpreh kryeparlamentarja.

Topalli këto deklarata i bëri pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në kryeqendrën e veriut ndërsa mësohet se tema kryesore e këtij takimi organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve të ardhshme të 23 qershorit.

Partia Demokratike e Shkodrës zhvilloi në mbledhjen e saj pa praninë e mediave, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë drejtuesit e Partisë Demokratike në Rrethin e Shkodrës, deputetët, anëtaret e kryesisë dhe kryetarët e komunave dhe bashkive, të rinjtë e FRPD-së, si dhe përfaqësues të grup-seksioneve të Partisë Demokratike.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë