Topalli: Rama s’do familjen
e tij, si mund të dojë PS-në

Topalli: Rama s’do familjen<br />e tij, si mund të dojë PS-në
TIRANE - Kryeparlamentarja Topalli nga mitingu përmbyllës në Pukë nuk nguroi të akuzojë kreun e PS Rama. Duke përçmuar taksën progresive, Topalli lartësoi taksën e lartë, ndërsa tha, “ne kemi taksën e sheshtë, falë saj biznesi është rritur, vendet e punës janë rritur.

Rrethi juaj ka shumë emigracion dhe ju jeni krenar për bijtë tuaj. Sali Berisha hoqi vizat për Europën ju bashkoi juve me fëmijët e nipërit tuaj, Edi Rama protestoi për heqjen e vizave.

Ai duhet të ndëshkohet me votë”. Sipas saj ai është njeriu që nuk do familjen e tij, që përdor nënën për politikë e djalin për pushtet. “Edi Rama do marrë verdiktin final më 23 qershor.

Një 50 vjeçar që nuk duron as ti thuash shok as zotëri, një burrë 50 vjeç që sa herë ka zgjedhje del e kërkon një grua, ai nuk është si ju, por një burrë që keqpërdor nënë e tij për politikë, ai keqpërdor jo vetëm djalin, por edhe sëmundjen e tij për pushtetin e tij, ky njeri është i rrezikshëm.

Më të shtrenjtë se familja nuk ka, po si mund të përdorë nënën për politikë? Si mund të përdoret fëmija për pushtet? Ai që nuk do familjen si mund të dojë socialistët?”, tha Topalli.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën